Ekspozita ndërgjegjësuese: "Unë e lashë të kaluarën pas", me punime arti të krijuara nga viktimat e trafikimit, çelet sot më 21 tetor, ora 18.00, në hollin e Ministrisë së Kulturës. Aktiviteti organizohet nga shoqata "Të Ndryshëm & Të Barabartë", në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme/Zyra e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafik në kuadër të Javës Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Realizimi i aktivitetit është mbështetur nga Ministria e Kulturës.