Ekspozohet historia e Francës,
nga Republika e 3-të deri në 1968-n

Ekspozohet historia e Francës,<br />nga Republika e 3-të deri në 1968-n
TIRANE- Ekspozita “Historia e Francës e treguar përmes publicitetit” është çelur mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve ku janë prezantuar rreth 60 dokumente publicitare (afisha, reklama të publikuara ne shtypin e shkruar, etiketa të pijeve ose djathërave, etj.) të zgjedhur në koleksionin e pasur të bibliotekës Forney/Hôtel de Sens. Kjo ekspozitë risjell historinë e Francës përmes një galerie humoristike të heronjve franceze. Ajo korri një sukses të madh gjatë prezantimit në Paris, ku ekspozita u vizitua nga më shumë se 15 000 vizitorë. Ekspozita vjen si bashkëpunim i Galerisë Kombëtare të Arteve, Ambasadës Franceze dhe Aleancës Franceze në Tiranë.

Dje paradite në konferencën për shtyp të drejtorit të GKA-së, Artan Shabani, ishte i pranishëm edhe z. Yvan Léger, Atashe kulturor i Ambasadës Franeze në Shqipëri, i cili tha ndër të tjera se: “Ambasada e Francës falënderon në mënyrë të veçantë z. Artan Shabani për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer, Ministrinë e Kulturës dhe Ministren Mirela Kumbaro, e cila e ktheu “Pranverën Franceze” në një aktivitet të rëndësishëm në të gjithë Shqipërinë.

Bashkëpunimi me Galerinë Kombëtare për këtë ekspozitë nuk ka pse të mos krahasohet me galeri shumë të madhe në Francë. Ne jemi shumë të lumtur që po prezantojmë këtë ekspozitë grafike dhe dokumentare në të njëjtën kohë”. Sipas z. Yvan Léger “afishet e ekspozuara janë prodhuar që nga periudha e republikës së III- të franceze e deri në vitin 1968. Të gjitha personazhet që do të shihni prezantojnë historinë e Francë dhe ngjarje të caktuara të këtij kombi”.

Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste