Ekspozohet Meshari, Berisha:
Gjuhëtarët të kthejnë gjuhën liturgjike

Ekspozohet Meshari, Berisha: <br />Gjuhëtarët të kthejnë gjuhën liturgjike
TIRANE - Ekzemplari unik i Mesharit të Gjon Buzukut u ekspozua sot në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, për herë të parë për publikun shqiptar. Libri i rrallë u ruajt prej shekujsh në Vatikan.

Vetëm pak kohë më parë u bë e mundur të arrihej një marrëveshje nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Apostullore e Vatikanit për sjelljen në Tiranë të librit të parë shqip.

Meshari mbërriti në Tiranë mesditën e të dielës dhe u ekspozua dje në 18:00 për një publik të zgjedhur në një ceremoni të veçantë ku merrte pjesë kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministri Aldo Bumçi, e shumë studiues, historianë e gjuhëtarë.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha duke iu referuar gjuhës së hershme liturgjike të Buzukut, tha se me gjuhën shqipe është bërë një masakër në kohën e diktaturës. Ai iu bëri thirrje gjuhëtarëve që “të gjejnë guximin mençurinë dhe kurajën për të rikthyer në vendin e vet, në gjuhën shqipe gjuhën e bukur liturgjike, gjuhën më të hershme të shkruajtur të kombit”.

Ndërsa drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari tha se mbërritja në Bibliotekën Kombëtare e ekzemplarit unik të Mesharit të Gjon Buzukut është një ngjarje madhore. Sipas tij, tashmë Buzuku do të jetë pranë të tjerë emrave të mëdhenj që i dhanë jetë shqipes si Budi, Matrënga, Variboba, etj.

Meshari i Gjon Buzukut do të qëndrojë i ekspozuar në bibliotekën Kombëtare krah ekzemplarëve të tjerë të rrallë, nxjerrë nga fondi i Bibliotekës, deri me datën 28 nëntor.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi