Ekspozohet në Muzeun Historik të Shkodrës riprodhimi i pllakatit që i dha emrin qytetit, daton në shekullin I pas Krishtit

Ekspozohet në Muzeun Historik të Shkodrës riprodhimi i pllakatit që i dha emrin qytetit, daton në shekullin I pas Krishtit

Ekspozohet në Muzeun e Shkodrës riprodhimi i pllakatit që i dha emrin qytetit

SHKODËR-Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit Shqiptaro-Polak është ekspozuar Muzeun Historik të Shkodrës. Ai është një mbishkrim latin që daton në shekullin I pas Krishtit, i zbuluar në sterën 2 (ndërtime mesjetare) në Kështjellën Rozafa.

 "Colonia Scodranorum" është mbishkrimi latin që lidhet me emrin zyrtar të Shkodrës. 

Për shkak të pamundësisë së aksesit për ta vizituar në sit këtë objekt që qëndron në pilastrën qendrore të sterës, mbuluar gjatë gjithë kohës nga uji, u bë e mundur riprodhimi i një kopje të tij. 

Falë bashkëpunimit të Misionit Shqiptaro-Polak dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, u realizua riprodhimi i mbishkrimit, punuar mjeshtërisht nga specialisti Petrit Bilali, dhe ekspozimi i kopjes për vizitorët në pavijonin e antikitetit në Muzeun e Kështjellës, shoqëruar dhe me informacionin përkatës për vizitorët.

Misioni Shqiptaro-Polak i cili në vitet 2011-2017 hulumtoi në gjurmët e Shkodrës antike, nxori në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët e tij.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!