Në përvjetorin e ditës së Lumturimit është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, kostumi i vajzërisë së Nënë Terezës.
Bëhet fjalë për një kostum me motive karakteristike të qytetit te Prizrenit (vendi i origjinës se nenës së Nënë Terezës), qe ajo e mbante në moshën 16-17 vjeçare.
Kostumi përbëhet nga këmisha, cope e mendafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qendisur nga mjeshtra qendistare te ketij qyteti, shalli dhe dimitet.
Kostumi i cili ruhet në Fondet Etnografike të Institutit të Antropologjise Kulturore dhe Studimti të Artit, është shpejguar nga nga kuratorja e kësaj ekspozite, Prof. Dr. Afërdita Onuzi.
Drane Bojaxhiu, e shiti kostumin e Nënë Terezës për arsye ekonimike. Vitet e fundit u zbulua se kostumi kishte qenë i Nënë Terezës.
Pjesë tjetër e ekspozites janë 54 objekte te tjera, pjesë e rëndësishme e trashëgimise kulturore nga dy qendrat më të zhvilluara politike-ekonomike-tregtare dhe kulturore shqiptare të shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, respektivisht Shkodrës (vendlindja e babait të Nënë Terezës) dhe Prizrenit (vendlindja e nënës së Nënë Terezës).
Njëkohësisht nëpërmjet objekteve që janë ekspozuar do të paraqiten aftësitë teknike-artistike të mjeshtrive tradicionale qytetare të zhvilluara në keto qendra (Shkodra dhe Prizreni).
Midis tyre spikatin: Stoli grash dhe burrash prej arid he argjendi; armë; pjesë veshjesh dhe veshje të plota; pëlhura të mëndafshta për pajisjen e banesës dhe veshjeve të ndryshme; qendisje të realizuara nga gra qytetare si çarçafe, këllef jastekësh, kemisha etj. Objekte kryesitsht të përdorura nga popullsia e besimit të krishterë.

(Kostumi i vajzërisë së Nënë Terezës)
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com