Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç reagon për herë të parë për rastin e Ballist Morinës.
Ai është shprehur për mediat serbe se nuk do të negociojë për cështjen e Ismail Morinës dhe se tashmë qeveria e Beogradit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ekstradimin e tij në Serbi.
“ Ne e bëmë punë tonë jemi duke pritur një vendim” u shpreh Vuçiç për gazetarët duke refuzuar të komentojë atë cka shkruhet në media.
Morina është aktualisht në paraburgim në Dubrovnik, ku ai u arrestua në qershor, pas një urdhër-arresti serb.
Ndërkohë Ministria serbe e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij.
Sa i përket cështjes së Morinës ka ndërhyrë edhe pala shqiptare ndërsa Gjykata e Dubvronikut në Kroaci nuk ka vendosur për ekstradimin e Ismail Morinës.
Tre vite më parë Morina gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri ngriti një dron ku shkruhej ‘Shqipëri e Madhe”.
Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com