Ekstradimi i Izet Haxhisë, Klosi: U pendua, do rihapë dosjen 'Hajdari', në valle Berisha

Sonte në mbrëmje në Shqipëri do të ekstradohet Izet Haxhia, ndërsa pritet që të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka qenë i ftuar në emisionin '45 Minuta' në Report Tv për të komentuar atë që pritet që të ndodhë. Klosi u shpreh se Haxhia është i penduar, ndërsa me rihapjen e dosjes së Hajdarit në valle është Sali Berisha. Sipas Klosit, Berisha përfitoi më shumë nga të gjithë pas vrasjes së Hajdarit.  

Kanë kërkuar autoritetet shqiptare që të ekstradohet. ai ka të drejtë që të rihapë procesin gjyqësor, shpresoj që pozita e tij të jetë ndryshe. Nuk besoj se nga qeveria ka ndërmend që të rihapë cështjen Hajdari. Për qeverinë vetëm bezdi është. Këtë cështje mund ta hapë vetëm Izeti, pasi është dënuar në mungesë.

Unë kam qenë për hapjen e procesit, pasi asokohe nuk u mor me bashkëpunëtorët. Nuk u mor me ata që ndihmuan, u konsiderua se e ndihmoi Izeti dhe e dënuan, ai thotë se ka edhe të tjerë. Izeti ishte atë natë brenda selisë së PD, ndoshta edhe mund të ketë prova kundër Berishës. Ai pretendon se ka informacion, uroj që t'i thotë, të dalin fajtorët e vërtetë, deri tani janë dënuar vetëm ekzekutorët.

Ka të tjerë, të gjithë thonë se Sali Berisha është në valle. Përfitoi më shumë nga të gjithë, pas asaj që ndodhi. Asokohe kam biseduar me ministrin e Brendshëm ai ka biseduar me Azemin, dhe ai i ka thënë se në Tropojë po përgatiten për vrasjen tënde, dhe Azemi ka thënë e di, i është ofruar mbrojtje dhe ai e ka mirëpritur. Ai ka falenderuar për mbrojtjen që iu ofrua. Ai është i penduar në marrëdhëniet me Berishën dhe i shikon ngjarjet me një sy tjetër, uroj që të ketë të vërteta për të thënë. Ja e tha se e ka vrarë Berisha, por nuk mund të merret për bazë, pasi si e ka vrarë?

Mua më pëlqen që po vjen, por të japë argumente edhe prova. Ata që e vranë më vonë mburreshin, se e vranë për gjakmarrje. Ishte një ngjarje që pritej, ishte shumë e qartë, problemi është që u ndihmuan, këtu fillon një problem tjetër, kush dhe pse? Unë i kam përgjigjet e mia, por ta dëgjojmë edhe atë, unë e kam përgjigjen i ndihmoi Sali Berisha. Ata kishin qëllim të qartë, por Berisha përfitoi nga kjo. Por nuk është puna ime kjo por e gjykatës.

Azem Hajdari në javën e fundit ka qenë i trembur, pasi mori vesh se kush po i ndihmonte, por cfarë të bënte. Ai ishte burrë trim, por ishte i trembur. Brenda së majtës nuk kishte asnjë element, pasi nuk përbënte asgjë, e majta ishte në pushtet kishte 82% të votave në popull dhe nuk e kishte fare arsye të merrej me Azemin. Edhe Hajdari nuk trembej nga e majta. Nanon nga pushteti e largoi një budallëk i tillë, se nuk ishte në gjendje të mbante situatën, edhe gafa që iku në Maqedoni.

Fatos Klosi

Një nga të akuzuarit nga Haxhia është edhe vetë Klosi, i cili u përgjigj duke thënë se;

Unë pres që ai të vijë meqenëse ai thotë se kam gjëra të reja për të thënë. Haxhia ka qenë badigardi i Berishës, nuk e njihja, nuk merreshim asokohe me ata. Mund t'u thërrasë në proces? Këtë e vendos gjykata

Fatos Klosi

Izet Haxhia sonte në mbrëmje do të ekstradohet nga Turqia. Ish-bodigardi i Sali Berishës do të niset nga Stambolli me avion, ndërsa do të zbresë në Rinas në orën 20:00. Pas mbërritjes në Rinas, Haxhia do të dërgohet fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa më pas do të transferohet në burg.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kulla e Viçidolit: 08/05/2018 18:37

    Ardhesh i bardhe hej burre i malcise se Gjakoves. Kjofte per hajer, e rruga drite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL

Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL