ITALI- Një killer italian i Kamorrës, i arrestuar korrikun e këtij viti në Durrës, u ekstradua dje në Itali, në masa të rrepta sigurie. Burime pranë Policisë së Shtetit thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se 45-vjeçari Vincenzo Mango, u përcoll dje, në masa të rrepta sigurie, gjë e cila konfirmohet edhe nga mediet fqinje. Ai, 13 vjet më parë, mori pjesë në një atentat për llogari të Kamorrës e pastaj iku në Shqipëri, ku kishte nisur një jetë të re si një marangoz.

Dje, Vincenzo Mango, 45 vjeç, nga Recale, u ekstradua dhe direkt u arrestua nga policia në Caserta. Një urdhër burgimi është lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Napolit, që ai të shërbejë dënimin me burgim prej 18 vjet e 8 muaj, për bashkëpunim në vrasje, në rrethana rënduese, pasi ka vepruar për llogari të mafies në Belforte Marcianise.

Protagonist, në zbardhjen e kësaj vrasjeje mafioze është zv/kuestori Alessandro Tocco, i cili udhëhoqi hetimin, e koordinuar nga Antimafia e Napolit. Për këto vrasje ishin dënuar Bruno Buttone dhe Michele Froncillo, ndërkohë që u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë. Të arrestuarit e tjerë janë të penduarit Domenico Cuccaro, Giovanni Anziano dhe Antonio Raucci.

Dënimi i referohet vrasjes së Circio Salzano, e ndodhur në  San Nicola, në 13 shtator 2000. Sipas hetimeve, krimi ka ndodhur brenda kontekstit të kontrasteve kryengritësve në klanin Belforte, pas vrasjes së anëtari tjetër. Viktima ishte joshur në një kurth, në pretekstin e bllokimit të disa vendeve të tjera në kantiere si S.Nicola la Strada, S.Gobain, etj. Sëbashku me Domenico Cuccaro, Antonio Raucci dhe Vincenzo Mango, ata shkuan në afërsi të thertores, ku vranë Salzanon.

Mango, një marangoz e tregtar, në periudhën e vrasjes, kishte lëvizur në Modena, ku ndryshoi jetën e në prag të vendimit përfundimtar, lidhur me procesin gjyqësor, u strehua në Shqipëri, ku në sajë të raporteve dhe njohuritë e fituara nga profesioni i tij, kishte gjetur punë si një marangoz.

Dje, në aeroportin Fiumicino të Romës, ai mbërriti, i shoqëruar nga stafi i Interpolit. Më 19 korrik, 2013, Policia e Shtetit njoftoi se në kuadër të operacionit të koduar “Mango u arrestua Vincenzo Mango, 45 vjeç, falë bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit me Misionin INTERFORZE të Policisë Italiane në Shqipëri, autoriteteve ligjzbatuese italiane dhe Interpolit.
 
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)