Gjykata e Apelit në Durrës cakton arrest me burg për llogari të ekstradimit drejt Italisë për Alket Hatian, të dyshuarin si pjesëtarë të organizatave kriminale të trafikut të drogës.
 
Hatia u prangos disa javë më parë në Durrës për llogari të drejtësisë italiane ndërsa Gjykata Penale e Shkallës së Parë e la me masë detyrim paraqitje.
 
Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, Hatia nuk ishte person i rrezikshëm dhe ai punonte e jetonte në Durrës e për këtë arsye ekzekutimi për masën e tij ishte i mundshëm për t’u realizuar.
 
Me këtë vendimi nuk u pajtua Prokuroria e cila bëri apelim, ndërsa Hatia dhe pse me masë sigurie ende nuk është ndaluar dhe pse një ditë më parë ndaj tij u caktua arrest me burg.
 
Hatia rezulton i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane për akuzën e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

dokument gjyqsor hatia
Vendimi që rikthen Alket Hatian në burg


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com