Ekstradimi,vëllai i Ballistit:Kemi
dy shpresa, apelojmë vendimin

Ekstradimi,vëllai i Ballistit:Kemi<br />dy shpresa, apelojmë vendimin
Dy shpresat e fundit janë Gjykata e Lartë dhe Ministri i Drejtësisë për të penguar ekstradimin e Ismailit në Serbi”.
 
Kështu shprehet Xhevahir Morina, vëllai i Ismail Morinës, për të cilin Gjykata e Dubrovnikut vendosi sërish që të ekstradohet në Serbi.
 
Xhevahir Morina thotë se Gjykata e Shkallës së Parë la në fuqi vendimin me po të njëjtat argumente, ndërsa vendimi do të apelohet brenda tre ditëve.
 
“Ekstradimi në Serbi do të thotë vdekje për Ballistin”
Xhevahir Morina shprehet se Serbia është një armik që i ka dhënë provat dhe ekstradimi do të ishte 100% vdekje për autorin e ngritjes së dronit në Beograd në ndeshjen e para tre viteve.
 
Unë e kam thënë që është vdekje, ekstradimi i vëllait në Serbi, nuk është puna se kemi frikë, pasi kemi dinjitet, por Serbia është një armik që ka dhënë prova dhe jeta do t’i rrezikohej nëse do të ekstradohej.
 
Nëse ekstradohet do i rrezikohej 100% jeta. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me cështjen dhe nuk duam lajme të rreme, pasi është cështje e ndjeshme
’ deklaroi ai për Report Tv.
 
Intervista e plotë e Xhevahir Morinës për Report Tv

Si e keni pritur këtë vendim?
E kemi pritur jashtëzakonisht keq
 
E prisnit këtë vendim?
Nuk e prisnim këtë vendim, pasi dosja u rikthye për gjykim, por beteja vazhdon. Jemi shumë të indinjuar
 
Me çfarë argumenti shprehet Gjykata e Shkallës së Parë?
Gjykata e Shkallës së Parë e la në fuqi vendimin që mori vetë. Janë po argumentet që kishte herën e parë. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të bëjmë ankesën brenda tre ditëve
 
Janë edhe dy hallka për t’u ndërmarrë, gjykata e Lartë dhe ministri i Drejtësisë?
Këto janë dy shpresat e tjera. Aty të shikojmë se cfarë do të ndodhë në Gjykatën e Lartë.
 
A keni shpresa te Gjykata e Lartë?
Po. Shpresat janë të mëdha. Shteti shqiptar është vendosur në lëvizje, si kryeministri, ministri i Drejtësisë dhe FSHF, por po marrim lajme jo të mira.
 
Nëse do të ekstradohet sa do të rrezikohej jeta e tij?
Unë e kam thënë që është vdekje, ekstradimi i vëllait në Serbi, nuk është puna se kemi frikë, pasi kemi dinjitet, por Serbia është një armik që ka dhënë prova dhe jeta do t’i rrezikohej nëse do të ekstradohej. Nëse ekstradohet do i rrezikohej 100% jeta. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me cështjen dhe nuk duam lajme të rreme, pasi është cështje e ndjeshme.
 
A keni pasur kontakte me Ballistin?
Po jemi në kontakt të vazhdueshëm me vëllanë dhe gruan e tij, e cila pak ditë më parë u largua drejt Italisë. Ai ndodhet në një burg në Dubrovnik, aty ku ka qenë më parë.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër