Ekstradohen nga Greqia, Gjermania, Italia e Spanja 4 shqiptarë të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale (EMRAT)

Ekstradohen nga Greqia, Gjermania, Italia e Spanja 4 shqiptarë të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale (EMRAT)

Foto ilustruese

4 shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, Gjermania, Italia e Spanja në Shqipëri pasi këta të fundit ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, Enver Hysa, 58 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në vitin 2016, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre;

Nga Gjermania drejt Shqipërisë, është ekstraduar shqiptarja e Kosovës Emine Murriqi, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave’’, pasi në vitin 2016, në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin, duke përdoruar dokumente të falsifikuara; 

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, Adil Dema, 29 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Shupenzë - ura e Topojanit, është përfshirë në një konflikt me armë zjarri, me një shtetas tjetër; 

Ndërsa nga Spanja drejt Shqipërisë është ekstraduar Fatbardh Doda (Dervishi), 33 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", pasi në vitin 2022, në ambientet e një hoteli, në Durrës, ka plagosur rëndë me armë zjarri, të dashurën e tij.    

Doda bashkë me anëtarët e grupit maskoheshin me uniforma policie dhe kryenin grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge teksa ishin të armatosur. Ata përdorën GPS që supozohej se i kishin instaluar në automjetet e trafikantëve të drogës që donin të grabisnin për të zbuluar rrugët për në shtëpitë e tyre apo ndërtesat që mund të shërbenin si magazina droge. Ndërkohë akuzohet edhe për një plagosje me armë në Shqipëri më 3 janar të një viti më parë. Ai plagosi të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Në dëshminë e saj në polici, e dashura u shpreh se ishte i pirë dhe e bëri pa dashje.

Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, Gjolekë Pazaj. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, Spanjë, pasi Gjykata Qendrore në Madrid, me vendimin e datës 01.02.2023, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ai dyshohet se në vitin 2020, në Spanjë, ka qenë pjesë e një grupi kriminal dhe ka kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, në ambiente të mbyllura, duke vjedhur energjinë elektrike. 

4 personat e ekstraduar në Shqipëri iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK