Nga Greqia është ekstraduar 44-vjeçari (Gazmir) Fatmir Zeneli pasi rezulton i dënuar me burg përjetë për dy vrasje për hakmarrje të kryera në vitin e mbrapshtë të 1997-s.
Gjykata e Apelit Vlorë, më 26 shtator të viti 2000 , e ka dënuar atë me “Burgim të përjetshëm” , për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” ,”Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Konkretisht më 5 maj 1997, rreth orës 15.00, Fatmir (Gazmir) Zeneli pasi ka konstatuar që personi ndaj të cilit, do hakmerrej ndodhej në afërsi të një bilardoje në hyrje të qytetit të Vlorës, ka ndaluar makinën dhe me automatikun që kishte me vete u nis në drejtim të viktimës Lutfi Hyseni i cili ndodhej në hyrje të bilardos.
Viktima sapo ka parë “hasmin” të armatosur që vinte drejt tij, ka hyrë me nxitim në bilardo dhe u përpoq të mbrohej pas trupi të Agron Çeçit, ndërkohë që i pandehur ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij.
Plumbat kanë goditur për vdekje Lutfi Hyseni dhe Agron Çeçi, si dhe ka plagosur rëndë shtetasin e tretë, Durim Pulaj.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më 30 mars të këtij viti është arrestuar në territorin grek me qëllime ekstradimi drejt vendit tonë. Fatmir (Gazmir) Zeneli.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com