TIRANË, 10 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë 32-vjeçari, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Policia e Romës nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Burime Policore bëjnë të ditur se në orën 11:40, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i shtetasit shqiptar Anton Preçi , 32 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Pistojës, me vendim Nr.3830/08, datë 17.01.2009, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike".
Ky shtetas është arrestuar më datë 10.09.2014, në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë./m.m/








