TIRANË -Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi sot nga Athina (Greqi), drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar Leonard Bare, 47 vjeç, banues në Fier.
Sipas Policisë së Shtetit, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendimin Nr.297,  datë 27.11.2007,  e  ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit" e kryer më shumë se një herë në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë u bë në Athinë.
Ky shtetas gjatë viteve 2003-2004 në më shumë se një rast ka ndihmuar shtetas shqiptarë për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE, duke konsumuar Veprën Penale të "Dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të Kufirit", dhe Veprën Penale "Mashtrim". Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu eshte dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /ATSH/