Nga Britania është ekstraduar një 41 vjeçar i dënuar me burg përjetë për vjedhje me armë me pasojë vdekjen. Policia bën me dije se i ekstraduari është 41-vjeçari nga Vlora, Fatmir Xhelili i njohur edhe me dy emra të tjerë si Fatmir Çaushaj dhe Fatmir Krasaj.
41-vjeçari është dënuar me vendim të Gjykatës së Vlorë, me vendimin më 05.03.2003, për 2 vrasje të ndodhur më 17 prill. 41-vjeçari së bashku me Tomor Caushin kanë qëlluar për vdekje dy prej pasagjerëve të një furgoni që po grabisnin.
Ngjarja e ndodhur më 1997
Në datën 17.04.1997 rreth orës 05.00, Fatmir Caushi në bashkëpunim me shtetasin Tomor Caushin, të maskuar dhe me armë zjarri , kanë ndaluar automjetin tip furgon në një kthesë afër fshatit Ploce.
Këta shtetas kanë grabitur pasagjerët, ku dy prej pasagjerëve H.Xh dhe R.N janë qëlluar me armë zjarri dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë megjithë ndihmën e dhënë në spitalin më të afërt.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Britanine e Madhe me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në Rinas shtetasi i sipërpërmendur iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com