Specialistët e Interpol Tirana kanë bërë ditën e sotme ekstradimin nga Belgjika drejt vendit tonë të 40- vjeçarit, Levant Bregut.
Breg është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar nga Gjykata e Rrethit të Beratit me 17 vjet, 7 muaj e 18 ditë burg për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Mësohet se 40- vjeçari është dënuar nga gjykata për një vrasje të kryer në 27 mars të vitit 1997 në fshatin Veterrik të Beratit, ku bashkë me xhaxhain e tij kanë vrarë me armë zjarri M.H dhe kanë tentuar të vrisnin shtetasin D.H.
Levant Bregu është shpallur në kërkim ndërkombëtarë në vitin 2014, kohë kur gjykata ka dhënë vendimin e dënimit për të.
Njoftimi i Interpolit:
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Levent BREGU , 40 vjeç, lindur në Berat.
Shtetasi Levent Bregu është shpallur në kërkim, pasi, me vendim nr.644, datë 15.10.2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 dite burgim për veprën penale, "Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, shtetasi Levent Bregu së bashku me xhaxhain e tij, kanë vrarë me armë zjarri shtetasen M. H., si dhe kanë tentuar të vrasin shtetasin D. H.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjike, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com