Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka vrasësi i Nardit të Bujtinave në Shkodër

Arrestohet dhe ekstradohet nga Danimarka Kristjan Sulaj (Martini), që akuzohet si autor i vrasjes me armë zjarri të Ferdinand Polisë në datë 20 mars të këtij viti në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina në Shkodër.

27-vjeçari nga Shkodra ishte në kërkim ndërkombëtar prej muajit mars dhe është arrestuar në Kopenhagen, ndërsa sot është ekstraduar në Tiranë për t'u përballur me akuzat.  I riu akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim të Nardit të Bujtinave së bashku me tre persona të tjerë që janë arrestuar, njëri prej të cilave është vëllai i autorit.

Tre të arrestuarit e tjerë që u kapën menjëherë pas vrasjes janë Alfred Martini 20-vjeç, që është vëllai i autorit, që u ekstradua sot nga Danimarka dhe dy vëllezërit  Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç të dy banues në lagjen “Skënderbeg”.

Kristjan Sulaj arriti që të arratiset menjëherë përmes Muriqanit në Malin e Zi dhe më pas në Danimarkë. Vëllai i autorit, Alfred Martini deklaroi pas arrestimit se ia kishte dhënë makinën vëllait, Kristjanit, por pa ditur se cfarë do të bënte. Vëllezërit Toma janë shprehur se i dhanë makinën tip 'Audi' vëllait të Alfredit, pra autorit të vrasjes, por nuk e dinin se cfarë kishte planifikuar, ndërsa më pas makinën ua kishe sjellë Alfredi. Megjithatë gjykata i la në burg.

Si ndodhi vrasja
Në datën 20 mars 2019, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë dhe Guci,njësia Administrative Rrethina, Shkodër, përballë ish-Fushës së Aviacionit, u vra me armë zjarri me silenciator në automjetin e tij tip fuoristradë marka “Toyota”, me targë AA 099 XM, Nard Polia, nga Thethi, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër.  “Nardi i bujtinave” po kthehej nga servisi i makinave, ku kishte riparuar automjetin e tij fuoristradë.

Ai po udhëtonte bashkë me Xhovan Mirashin, punonjësin e servisit, në momentin kur një person ka qëlluar në drejtim të biznesmenit për t’u larguar më pas me motor. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 gëzhoja me kalibër 7,62 mm, 2 predha të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme. Gjatë këqyrjes së kufomës Nard Polia, u konstatuan 11 plagë hyrëse-dalëse të shkaktuara nga armë zjarri. Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Ura e Mesit” u gjet i djegur plotësisht një motor pa targa, i përdorur nga autori gjatë kryerjes së ngjarjes.

Dyshimet për vrasjen
E kaluara e errët në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 35-vjeçarit. Polia rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale në vendin fqinj, madje edhe i dënuar nga Gjykata në Itali. Në vitin 2011, Ferdinand Polia në atë kohë 24 vjeç, do të arrestohej në një operacion të karabinierëve së bashku me 8 shqiptarë të tjerë. Grupi i shqiptarëve u prangosën pasi nga hetimet e kryera nga autoritetet italiane, u zbulua se Polia dhe 8 shqiptarët e tjerë, ishin të përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos, në një aktivitet kriminal përfitimet e të cilit shkonin deri në 800 mijë euro.

Polia do të dënohej nga drejtësia italiane me 4 vite burg. Por nuk mbaron me kaq, pasi gjatë gjykimit të tij, autoritetet do të zbulonin edhe të paktën dy vjedhje me dhunë, ku 32-vjeçari Polia kishte qenë autor. Konkretisht, në nëntor të vitit 2008 dhe më vonë në vitin 2010, Polia u akuzua si autor i vjedhjes së të paktën dy shtëpive. Madje në vjedhjen e vitit 2010, Polia do të dilte i plagosur gjatë një përleshje me tre marokenë, pronarë të shtëpisë në të cilën 32 vjeçari ishte futur për të vjedhur. Pas kësaj, Ferdinand Polia do të linte Italinë, për t’u kthyer në Shqipëri, ku do të hapte një bujtinë në zonën turistike të Thethit.

Por ndryshe nga sa kishte ndodhur në Itali, në vendin tonë Polia do të njihej si një biznesmen i suksesshëm. Madje Ferdinand Polia, ka qenë edhe administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit. Në vitin 2017, në kuadër të luftës anti-kanabis, Polia dhe kryeplaku i Thethit Marash Rrgalla do të procedoheshin penalisht nga policia, pasi në këtë zonë, u zbulua një parcelë me 20 fidanë cannabis sativa. Në atë kohë Polia do të deklaronte se nuk kishte lidhje me kultivimin e lëndës narkotike dhe se sipas tij është e pamundur që dy persona të kenë nën kontroll të gjithë territorin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • al ta: 14/09/2019 13:09

    me pak fjale pune kurvash.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT