Vritet në fshatin Grudë të njësië administrative Rrethinat, biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit. I njohur për të gjithë si Nardi i bujtinave, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë.

Polia është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, Xhovan Mirashi, i cili eshte shoqeruar ne polici. Ai ishte në automjet me të e që mendohet te jete punëtor i servisit te makinave ku kishte çuar automjetin e tij për riparim.

Pasagjeri Xhovani Mirashi

Pasi është larguar nga servisi, Polia është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i cili është larguar me motor. Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngajrje dhe një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.

Ferdinand Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij

Jo pak herë, ai ka paraqitur shqetësimin lidhur me infrastrukturën në zonën e Thethit, ku kishte dhe bujtinën e tij të njohur me emrin Polia.

Në një lidhje telefonike për Report Tv në Janar të këtij viti Polia kërkonte ndërhyrje nga bashkia për rregullimin e infrastrukturës, pasi kishte patur kërkesa për të vizituar Thethin nga turistët edhe në dimër.

profilin në booking.com bujtina e tij paraqitet si mjaft e preferuar nga turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë lënë komente pozitive mbi të. Ferdinand Polia ka qenë punonjës i administratës së Zonave të Mbrojtura në parkun kombëtar të Thethit.

..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Fotoja e fundit e Nardit të bujtinës para vrasjes, kolegia prek me mesazhin e lamtumirës (FOTO)

Biznesmeni Ferdinand Polia u ekzekutua sot pasdite me armë zjarri me breshëri në Shkodër. Ai ka qenë edhe punonjës i AZM, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Ndërsa kolegia e tij, Age Martini përmes një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ka publikuar një foto që viktima, Ferdinand Polia kishte bërë me të para se të ekzekutohej.

Si diçiturë për foton Age Martini ka shkruar edhe një mesazh prekës duke i dhënë lamtumirën mikut të saj.

' Paç dritë Nard Polia! ...duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot nuk e ditme!  Zoti forcoftë familjen, kolegët i ke pikllu shumë!' shkruan ajo.

Ora 18:03
Gjendet një motor i djegur pranë vendit ku u vra Nardi i bujtinës Polia (VIDEO)

Policia ka gjetur një motor të djegur në Urën e Mesit në Shkodër,  e cila ndodhet rreth gjashtë kilometra nga fshati Grudë ku u vra pronari i bujtinës Polia, Ferdinand Polia.

Dyshohet se motori është përdorur nga autori që ka ka kryer vrasjen e biznesmenit dhe është djegur për të humbur gjurmët e policisë.

Ora 17:43
Vendi ku u vra dhe bujtina e biznesmenit në Shkodër (FOTO)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Grudë të Shkodrës, aty ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.Polia rezulton të jetë një njeri që merej me turizmin edhe pronari i një bujtine në zonën e Thethit.

Në fotot e galerisë tregohen vendi ku ndodhi krimi, viktima dhe foto nga bujtina e tij e njohur në zonën e Thethit