Ekstradohet nga Gjermania Hekuran Marku, ish truproja e Saimir Tahirit! Akuzohet për trafik droge e grup kriminal! Nesër del para GJKKO

Ekstradohet nga Gjermania Hekuran Marku, ish truproja e Saimir Tahirit! Akuzohet për trafik droge e grup kriminal! Nesër del para GJKKO

Hekuran Marku dhe furgoni i policisë në Rinas

Është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania, Hekuran Marku, një nga ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u ndalua në shtetin gjerman pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mësuar se nesër në orën 9:30 Hekuran Deda do të njihet me masën e sigurisë nga GJKKO

"Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, 47-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç. Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”", thuhet në njoftimin e policisë.   

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku,  njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

31 të pandehurit e operacionit ‘Shpirti’:  Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj.

Më parë janë dërguar për gjykim: Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rei: 08/05/2022 09:24

    Pjese e malokerise qe mbajti dhe pomovoi simir pleher tahiri. Tani ti bejne shoqeri njeri tjetrit aty duke kapur sapunin me radhe. Kujdes mos prishni rradhen plehra.

    Përgjigju
  • Gripi: 08/05/2022 08:06

    Jepini 20 vite burg se e meriton dhe te shikoni kur te filloje te kendoje si zog per te gjithe llumin qe krijoi Saimir Tahiri me Haki Cakon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim