TIRANË - Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Gjermania 39-vjeçari Fabio (Dritan) Voja, 39 vjeç, banues në Seman Fier.
39 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit më datë 09.10.2012, e ka dënuar me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese“, parashikuar nga neni 114/a, pika 5 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datën 14.02.2001, shtetasi shqiptar Fabio Voja, pasi i kishte premtuar për martesë dhe një jetë më të mirë , e ka mashtruar shtetasen M.N, duke e çuar fillimisht në Vlorë e më pas në Itali, ku e ka detyruar të punojë si prostitutë në qytetin e Firences.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, më datën 27.03.2015 u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com