Një i dënuar me 19 vite burg për vrasje është ekstraduar nga Greqia. Interpol Tirana ka sjellë në Shqipëri 52-vjeçarin Ndrec Kola. Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Në 18 mars të 2002, rreth orës 17:00, shtetasi Ndrec KOLA ka qenë para lokalit të nipit të tij P.K. Ndërkohë para lokalit ka qëndruar me mjetin e tij tip “Ford Sierra”, shtetasi S. H., i cili pasi ka dalë nga mjeti ka përplasur derën e automjetit. Aty ka filluar debati me Ndrec Kolën i cili më pas largohet merr armën tip automatike dhe gjuan në drejtim të shtetasit S. H., duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.
Gjithashtu një 47-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ndërsa kërkohej nga drejtësia shqiptare. Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina shtetasin Leonard Bare nga Fieri.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“ e kryer më shumë se një herë në bashkëpunim.
Bare gjatë viteve 2003-2004 në më shumë se një rast ka ndihmuar shtetas shqiptarë për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE, duke konsumuar Veprën Penale të “Dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të Kufirit”, dhe Veprën Penale “Mashtrim”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com