Ekstradohet nga Italia 18 vjeçari,
tentoi të hakmerrej për gjakun e të atit

Ekstradohet nga Italia 18 vjeçari, <br />tentoi të hakmerrej për gjakun e të atit
Ekstradohet për në Shqipëri, Hulk Dedja, i biri i Halit Dedjas, i cili u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. I riu dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, 18-vjeçari Dedja ishte shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale të "Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtje pa leje". Ai ishte ndaluar në Itali në mars të këtij viti, por vetëm sot është bërë e mundur ekstradimi i tij për në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë. Sipas prokurorisë së Tiranës, 18-vjeçari në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi.

Dajë e nip mbetën të plagosur, ndërsa Hulku mundi të largohej duke i shpëtuar drejtësisë për më tepër se një vit. Ngjarja për të cilën akuzohet Dedja ka ndodhur në vendin e quajtur "Lagjja e Re", në qendër të Burrelit. Dyshohet se mesditën e 5 majit 2011, Hulk Dedja ka qëlluar në drejtim të makinës ku udhëtonin Ismet Kola dhe nipi i tij Bashkim Dervishi.

Për pasojë Kola u plagos me dy plumba në bark, ndërsa Dervishi në shpatullën e djathtë. Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre.

Dedajt nga ana e tyre, dyshohen se kanë vrarë në shenjë hakmarrje, Haki Kolën, babain e Ismet Kolës dhe dy vëllezërit e tij, Fiqiri e Medi Kola.

Viktima më e fundit e hakmarrjes ka qenë babai i Hulkut, Haliti, i cili në Tiranë njihej si Donald Dedja. Ai u ekzekutua me armë zjarri më datën 16 dhjetor 2010, në rrugën "Irfan Tomini", pranë ish-uzinës "Enver" në Tiranë. Dedja, në vitin 1997 punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain.

Kjo e rëndoi emocionalisht punonjësin e policisë, i cili edhe për pak kohë punoi pranë FNSH-së. Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë. Policia dyshon se në emër të tij janë kryer shumë krime, por asnjëherë nuk janë vërtetuar.


Shkrimi u publikua sot në Shqiptarja.com


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë