TIRANE- Anëtari i bandës së "Gaxhait", Edmond Leskaj është ekstraduar nga Italia. Leskaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të “krijimit të bandave të armatosura“, “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim“, “vjedhje me dhunë“ dhe “armëmbajtje pa leje”, është ndaluar për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa pas arresimit u mundësua ekstradimi drejt vendit tonë.
Edmond Leskaj i është dorëzuar sot përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin "Nënë Tereza".
Anëtari i bandës së Gazmir Brakës, Edmond Leskaj është dënuar me 25 vjet vjet burg për veprat penale të vrasjes, pengnarrje dhe gjobëvënie.
Pas ekstradimit nga Italia, Edmond Leskaj do të vuajë dënimin në Shqipëri.
Banda e drejtuar nga Gazmir Braka dhe Alfred Nebiu (Kakami), i cili më pas u vra dhe u dogj në makinë, e nisi aktivitetin e saj kriminal pas trazirave të vitit 1997. Kjo bandë pati përplasje të forta me banda rivale në Vlorë, ku për pasojë u prodhuan dhjetëra viktima. Gaxhai, që vuan dënimin me burgim të përjetshëm, njihet si kundërshtar i përbetuar i Zanit të Vlorës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com