Është ekstraduar pasditen e sotme nga Italia drejtë shtetit shqiptar 24-vjeçari Ylber Kola, i cili ishte shpallur prej 2 vitesh në kërkim për tentativë vrasje.
Sipas të dhënave nga policia, ekstradimi i tij është kryer nga Milano nga zyra qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi më 26 gusht u kap dhe arrestua nga Interpol Roma.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar kështu masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, pais dyshohet se më datë 28.12.2010, në fshatin Rrushkull në Sukth, pas një konflikti të momentit Ylber Kola nga Tropoja ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur rëndë shtetasin A.U.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pasditen e sotme ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, për tu gjykuar në Shqipëri.
(Gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com