TIRANE - Eshtë ekstraduar gjatë ditës së djeshme nga Panama drejt Tiranës, Ilir Elmazi, mundësuar nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Panama.
56-vjeçari i lindur në Durrës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 7 vjet burg për mashtrim.
Më 5 shtator të vitit 2002, Ilir Elmazi në bashkëpunim me persona të tjerë kanë mashtruar një tjetër person, Fatmir.Z në shumën 800 mijë franga.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Panama, më datën 31.01.2013, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 56-vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com