TIRANË- Një 41-vjeçar shqiptar i dënuar me 22 vjet burgim për vrasje me paramendim është ekstraduar ditën e sotme nga New York. Ekstradimi i Altin Hasanit, banues në Tiranë, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Nr.272, datë 29.04.1999 e ka dënuar këtë shtetas në mungesë me 22 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me Paramendim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
“Më datën 23.10.1999, rreth orës 13.00, në lokalin e Ish mensës së Uzinës Traktori Shkozë - Tiranë, shtetasi Altin Hasani, ka vrarë me thikë shtetasin N.B, sepse shtetasi N.B kishte qenë i martuar me motrën e autorit dhe më pas e kishte ndarë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Washingtonin, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në kuadër të ekstradimit nga SHBA, Altin Hasani iu dorëzua në aeroportin e Rinasit përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com