KRUJË- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka ekstraduar nga Torino, Itali drejt vendit tonë shtetasin Lulzim Jangozi, I dënuar me 18 muaj burg për vjedhje me dhunë.

Jangozi, 47 vjeç  nga Thuman të Krujës, është dënuar nga gjykata e Krujës me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të vjedhjes.
 
47-vjeçari ka kryer vjedhje me dhunë në një dyqan me artikuj elektronikë në pronësi të shtetasit Gerald D. në komunën Bubq, duke shkaktuar dëme në vlera të konsiderueshme.
 
Ekstardimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me atë të Romës.

Ekstradimi i Jangozit është kryer dje rreth orës 23:00 dhe i është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. 

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)