Ekstradohet nga Zvicra Korpuzi, një
nga 16 anëtarët e “Bandës së Durrësit”
Është ekstraduar ditën e sotme një nga 16 anëtarët e “Bandëssë Durrësit” i cili ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burgim, për “vrasje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” i cili ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtarë prej vitesh nga Interpol Tirana.
Është ekstraduar sot nga Zvicra një nga 16 anëtarët e “Bandëssë Durrësit” i cili ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burgim, për “vrasje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” i cili ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtarë prej vitesh nga Interpol Tirana. Ai është Osman Korpuzi 37 vjeç, lindur në Kosovë.
Po cila është Banda e Durrësit?Banda ka nisur të veprojë në Durrës që nga viti 1998, kur
Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën kishin vrarë me armë zjarri Dritan Sallakun.
Vrasjet e bëra nga kjo bandë u bënë të njohura në vitin 2006 ku u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.
Njëri prej tyre, Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.
Kjo bandë, e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998 në qytetin e Durrësit. Në tetor të vitit 1998 kjo bandë ka kryer dy vrasje të tjera, të Viron Curri e Arjan Pajas. Në vitin 1999 Marsel Sotiri u ekzekutua në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit ndërsa në vitin 2000 kreu atentatin ndaj Dritan Dishës dhe në vitin 2002 banda ka kryer ekzekutimin e Ervin Lames . Në vitin 2003, organizata u nda dhe drejtohej nga dy persona që ishin rivalë me njëri-tjetrin dhe në vitin 2005 ajo vrau Klodian Saliun, ku për vrasjen e tij grupi mori hak 9 muaj më vonë vrau Avni Gashin, vrasje për të cilën 27 ditë më vonë u vra Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1055
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha akuzohet për vrasjen e rivalit Klodian Saliu (VIDEO)
18 Mars, 11:33
-
Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj
15 Tetor 2024, 15:10
-
U ekstradua nga Dubai disa javë më parë, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Plaurent Dervishajn
17 Shtator 2024, 14:08
-
'Më thanë po më bëhej atentat!' Plaurent Dervishaj tregon si u soll nga Dubai në Tiranë! Zbardhet dëshmia në GJKKO: Forcat speciale më rrëmbyen!
16 Gusht 2024, 11:36
-
Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë
14 Gusht 2024, 13:09
-
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij
14 Gusht 2024, 11:58
-
'Shtëpia më është sulmuar me antitank', Lulzim Berisha para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta
2 Korrik 2024, 14:04
-
GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames
16 Shkurt 2024, 14:42
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar 2024, 13:26
-
Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë
28 Dhjetor 2023, 10:49
-
Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Po tentonte të largohej
18 Dhjetor 2023, 14:58
-
‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin
15 Dhjetor 2023, 17:15