PDIU denoncon ngjarjen e 3 prillit në Himarë ku sipas saj disa qarqe ekstremiste greke kanë provokuar me ngritjen e flamurit Vorio-Epiriot në një kohë kur njerëzimi po përballet me luftën e ekzkistëncës. PDIU bën thirrje që organet ligjzbatuese të marrin masa ndaj kësaj ngjarje që sipas kësaj partie ka shkelur dinjitetin kombëtar. Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka shoqëruar pesë persona të cilët i ka pyetur dhe më pas i ka lënë të lirë. Mesa duket foto e tyre para kryqit me flamuj vorio-epiriot nuk përben asnjë shkelje.

"PDIU dënon si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë. 

Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetëizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda teritorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit. 

Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht. 

Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.

I bëjmë thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar,"-shkruan PDIU.