Ganezi, Kaleb Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit, ka shënuar golin e parë me Lids Junajtid në Angli.
 
Goli i Ekuban erdhi pas asistit të sulmuesit shqiptar nga Maqedonia, Ezgjan Alioski, i cili e mori topin në gjysmëfushën e skuadrës së tij dhe me një superaksion personal shkoi deri në portën e kundërshtarit ku edhe pasoi për Ekuban, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
 
Ekuban shënoi golin e katërt të ndeshjes së vlefshme për Kupën e Ligës, ku Lids Junajtid u përball me Port Vejlin dhe arriti të kualifikohej në fazën e 64 skuadrave më të mira.