Ekuinoksi, sot jemi zyrtarisht në
vjeshtë, vjen 1 ditë me vonesë

Ekuinoksi, sot jemi zyrtarisht në<br />vjeshtë, vjen 1 ditë me vonesë
22 shtatori është dita kur nis vjeshta këtë vit, jo në 21 siç do ta donte tradita. Vitin e kaluar vjeshta erdhi 2 ditë me vonesë, më 23 shtator.

E gjitha kjo varet nga lëvizja e diellit ose për të qenë më të saktë, ekuinoksi i vjeshtës është nga data 15 shtator deri në 21 shtator.

Ekuinoksi njihet si momenti kur Dielli kalon ekuatorin qiellor dhe që nga 22 shtatori e në 6 muajt në vazhdim, dita do të jetë më e shkurtër se nata.

Në fakt më shumë se sa një ditë, ekuinoksi përfaqëson pikërisht momentin kur Dielli gjendet saktësisht mbi ekuatorin e Tokës, çka bën që rrezet të bien pingul mbi aksin e rrotullimit të planetit tonë.

Ekuinokset janë dy: i vjeshtës dhe i pranverës. Në këto dy raste, dita dhe nata barazohen.

Për lehtësi këto data lidhen me ndërrimin e stinëve, praktikisht nga vera në vjeshtë për hemisferën veriore dhe nga dimri në pranverë për atë jugore. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën