Ekzaminimet e shtrenjta që janë falas

Ekzaminimet e shtrenjta që janë falas
Nëse jeni të pajisur me librezë shëndetësore dhe respektoni sistemin e referimit, mund të përfitoni thuajse falas edhe ekzaminimet më të shtrenjta për të diagnostikuar sëmundjen tuaj. Bëhet fjalë për skaner, rezonancë magnetike apo koronografi që kushtojnë deri në 40 mijë lekë të reja në sistemin publik, ndërsa në privat kjo tarifë është shumë më e lartë. Sipas ligjit për kujdesin shëndetësor këto ekzaminime i përfitojnë falas fëmijët nga 0 deri në 12 muaj, invalidët e plotë, invalidët e luftës, veteranët, të sëmurët me tuberkuloz dhe tumore.

Ndërsa personat e tjerë të siguruar dhe që kanë librezë shëndetësore, do të duhet të paguanjnë vetëm 10 për qind të kostos reale, ndërsa të pasiguruarit i paguajnë fjithçka nga xhepi i tyre. Sipas Institutit ë Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, kostoja reale për një rezonancë magnetike pa kontrast kap vlerën e 20 mijë lekëve, ndërsa nëse për ekzaminimin e rezonancës magnetike përdoret kontrast atëherë përsonat e pasiguruar duhet të pagujnë plot 35 mijë lekë, ndërsa të siguruari paguajnë vetëm 10 përqind të kësaj kostoje, që do të thotë pra 3500 lekë të rfeja. Ekzaminimi CT skaner kushton në vlerën reale 12.500 lekë. Një skaner koke apo kolone me kontrast kushton 12.500 lekë.

Po ashtu, edhe një CT skaner trupi me kontrast kushton po 12.500 lekë, ndërsa personat e siguruar paguajnë vetëm 1250 lekë të reja për skanerin. Për të kryer një mamografi, kostoja reale është 3 mijë lekë. Për të kryer thyerjen e gurit në veshka, litotripsia, kushton 18 mijë lekë, ndërkohë që nëse duhet të kryesh një angiografi apo koronografi dhe nuk je i siguruar, duhet të paguash 40 mijë lekë, por nëse je i siguruar dhe ke respektuar sistemin e referimit paguan vetëm 4000 lekë për këtë ekzaminim. Fibrosteoscopi kushton 3.800 lekë dhe fibrocolonoscopi kushton 3.800 lekë që është kostoja reale e tyre dhe jo ajo që përfiton nëse një person është i siguruar dhe ka librezë shëndetësore.

Vendimi
Në fakt vendimi i këshillit të Ministrave ka miratuar që më 19 qershor 2004 listën e ekzaminimeve unikale, terciare dhe të tarifave, që do të mbulohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. ISKSH-ja i mbulon ekzaminimet e shtrenjta në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Çmimet janë të përcaktuara nga qeveria dhe Istituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe mbulon 90 % të vlerës së këtyre ekzaminimeve për personat e siguruar dhe 10 % pacienti, ndërsa për fëmijët 0-1 vjeç, veteranët dhe të sëmurët me turbekuloz dhe kancer, këto ekzaminime janë falas, kurse të pasiguruarit, paguajnë vlerën e plotë, sipas vendimit.

"Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, përfitojnë shërbimet falas: a)100 për qind për fëmijët 0-12 vjeç, invalidët e plotë, invalidët e luftës, veteranët, të sëmurët me TBC dhe CA; b) 90 për qind për kategoritë e tjera të të siguruarve, në përputhje me ligjin nr.7870, datë 13.10.1994 "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë". Për kategorinë e të siguruarve sipas shkronjës "b" të pikës 2 të këtij vendimi, të zbatohet bashkëpagesa në masën 10 për qind të tarifave të mësipërme", - thuhet në vendim.

Për të kryer ekzaminimet unikale, terciare, të siguruarit duhet të paraqesin librezën e shëndetit, dokumentin e identifikimit dhe rekomandimin e konsultës së shërbimit përkatës.
Në raste urgjente, shpenzimet për këto ekzaminime të shtrenjta mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 24 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi