2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, SPAK përfundon hetimet për grupin e Talo Çelës, dërgon çështjen për gjykim

2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, SPAK përfundon hetimet për grupin e Talo Çelës, dërgon çështjen për gjykim

Talo Çela, Nuredin Dumani,Altin Ndoci, Klevis Alla, Besjan Xhixha dhe Enver Diva

SPAK ka përfunduar hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij lidhur me 2 vrasje të bujshme në Durrës atë të 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia. Çështja për vrasjet e ndodhura në brenda një harku kohor prej dy javësh nga njëra tjetra, është dërguar për gjykim në GJKKO.

Të akuzuar për këtë vrasje janë Talo Çela (koka e grupit), Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva. Sipas SPAK ndaj grupit, rëndon edhe akuza për “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, kundrejt Irfan Hazizit.

Pas atentatit të dy vëllezërve prokuroria bashkoi dy dosjet, të Haxhiajve e ndodhur më më 27 prill 2020 dhe te dy te rinjve që u ekzekutuan në 2 mars 2020. Vëllezërit Haxhia kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia. Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë. Talo Çela me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzohet  si koka e grupit kriminal. 

Enver Diva dhe Besian Xhixha akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj nuk ishin Besjan Xhixha dhe Enver Diva, pasi ky i fundit rezultoi me COVID dhe prandaj për vrasjen u angazhuan Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Ishte ky i fundit që ka zbardhur skemën. Nuredin Dumani u ka dhënë 2 vrasësve të punësuar një kapar prej 5 mijë euro, por duke qenë se njëri prej tyre u infektua me COVID, u anulua si plan, për të kaluar te plani B. U vendos që vrasja të kryhet nga Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci dhe Klevis Alla.

Klevis Alla ka zbuluar edhe se si kanë lindur konfliktet mes Talo Çelës dhe Besmir Haxhiajt. Sipas Allës, Nuredin Dumani kishte deklaruar se "Besmirit i kishte hipur vetja në qejf dhe po nxjerr emrat e shokëve". Po kështu, sipas tij, ato kanë pasur edhe një problem në Elbasan, por që nuk dinte detaje të tjera. Nuredin Dumani i ka thënë Klevis Allës se Besmirit i kishin humbur një sasi lekësh, por që nuk e dinte se nga buronin këto lekë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për paratë e grabitura në Rinas, ku Nuredin Dumani ka qenë një nga autorët. Nuredin Dumani ka marrë në shtëpinë e tij Klevis Allën dhe i ka kërkuar që të shoqërojë Besjan Xhixhën dhe Enver Diva te shtëpia e Besmirë Haxhisë, viktimës në Spitallë. Pasi kanë parë vendit,  Besjan Xhixha dhe Enver Diva janë rikthyer sërish në shtëpinë e Nuredin Dumanit dhe kanë deklaruar "Vrasja bëhet, vendi ishte i mirë, por na mungon vetëm shoferi". Nga sa mësohet, ato kanë kërkuar që shofer të ishte Klevis Alla sepse sipas tyre dinte të manovronte shumë mirë me mjetin. Bashkëpunëtori i drejtësisë rrëfeu si i njëjti grup kreu edhe vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve lidhur me Proçedimin Penal nr.181/2020, në datën 06.07.2021 përcolli në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për “Dërgimin për gjykim” të çështjes penale nr. 181/2020 në ngarkim të të pandehurve;

Talo Çela (Cela) i biri i Jonuz dhe i Bajame, datëtëlindjes 11.1971, lindur në Elbasan, banues në lagjen Bradashesh Elbasan, me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ;

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një  herë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 , 334 të Kodit Penal. “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi. “Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 78/1- 25, 22, 278/1 e 25 të Kodit Penal.

Nuredin Dumani i biri i Agim dhe i Sajme, i datëlindjes 26.04.1987, lindur ne Selishtë, banues ne lagjen nr 14, Durrës Nishtulla, me shtetesi shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ;

“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet  79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334  të Kodit  Kodit Penal. “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal. “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. “Vjedhjes” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Altin Ndoci, i biri i Nikoll dhe i Bardhe i datëlindjes 23.09.1987 lindur në Troshan Lezhe, banues ne Tiranë, Rruga “Tre dëshmorët”, me shtetësi Shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ; “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një  herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4,  333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal.

Klevis Alla, i biri Xhemal dhe i Drites i datlindjes 02.07.1998, lindur në Durrës dhe banues në Durrës, lagjia nr.14 “Nishtulla”, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padenuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ; “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal. “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal. “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Besian Xhixha, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur më 28.01.1991, në Krujë, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ; “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal. “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 143/2 të Kodit Penal. Enver Diva, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur më 20.09.1979, në Fushë Mamurras, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale ; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal .

Po kështu në Gjykatë u përcoll edhe kërkesa për pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj të pandehurit Klevis Alla, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar përkatësisht nga nenet 139-25, 236/2 dhe 242 të Kodit Penal, lidhur me episodin e datës 28.06.2018 ndodhur në qytetin e Durrësit, ku është kryer një vjedhje në filialin e Postës Shqiptare në lagjen 18, pasi nga hetimet rezultoi se i pandehuri nuk i ka kryer.

1625640315_16256399321624099929haxhiaj.jpeg

Vellezerit Haxhia

Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?