Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, bllokohet një motor i ngjashëm me atë të autorit në Tiranë! Hasmëria me fisin Palaj, pistë hetimi

LEZHË- Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i vrasjes së biznesmenit dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak Lezhë Ardian Nikulaj një ditë më parë, i cili u largua pa lënë asnjë gjurmë. Dyshohet se autori është vrasës me pagesë. Që prej momentit të ngjarjes janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë autorit mendohet të ketë ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor "Skuter", kamufluar me skafandër dhe një jelek fosforishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore.

Pasi kryen krimin ai largohet sërish qetësisht me motor, duke ndjekur të njëjtin itinerar përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit humbet gjurmët. Në këtë pikë ku nuk ka as kamera në rruge mendohet të jetë ndihmuar dhe nga persona të tjerë për tu larguar. Ndërkohë një motor i ngjashëm me atë të vrasësit të dyshuar të biznesmenit Ardian Nikulaj, një ditë më parë në Shëngjin është bllokuar ditën e sotme në Tiranë.

Për të realizuar atentatin ndaj 50-vjeçarit Nikulaj mendohet të kenë bashkëpunuar me një sërë personash, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Nikulajt, duke sinjalizuar autorin për të kryer vrasjen, pikërisht në momentin kur ka hyrë në lokalin CORAL në pronësi të viktimës, në vijën e parë të bregdetit të Shëngjinit. Nga veprimet hetimore të kryera është dalë në konkluzionin se autori ka qenë një vrasës, profesionist duke vepruar qetësisht pa lënë gjurmë dhe pa dëmtuar persona të tjerë që ndodheshin në lokal.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria mes fiseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë. Por si nisi hasmëria mes fisit Palaj dhe Nikulaj? Gjithçka ka nisur në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti te çastit në një pikë karburanti. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj. Por, nuk përjashtohet mundësia se krimi mund të ketë ardhur për shkak të konflikteve që lidhen me biznesin. 

Policia ka ushtruar kontrolle në disa vende nga ku mendohet të jetë larguar autori i ngjarjes, por pa arritur të gjeje prova që mund t'i shërbejnë hetimit. Ndërkohë, pjesë e hetimeve për këtë ngjarje te rende janë bërë dhe ekspert te policisë së Shtetit, nën drejtimit e vetë drejtorit Muhamet Rrumbullaku, i cili që prej mbrëmjes së kaluar ndodhet në Lezhë

Nikulaj u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij. Autori ishte i maskuar me, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. 50-vjeçari u qëllua me 7 plumba dhe një e kapi në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, si edhe kishte kandiduar sërish për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së.

1681983899_1681910477finalprojekt.00013611.Still033.jpg

Foto nga momenti i vrasjes 
 

1681931603_nikulaj.JPG

Ardian Nikulaj

 

1681991307_1681932765finalprojekt.00014517.Still033.jpg

 

Autori me motor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, bllokohet një motor i ngjashëm me atë të autorit në Tiranë

1681932765_finalprojekt.00014517.Still033.jpg

Një motor i ngjashëm me atë të vrasësit të dyshuar të biznesmenit Ardian Nikulaj, një ditë më parë në Shëngjin është bllokuar ditën e sotme në Tiranë.

Bëhet e ditur se motori ka targa të ndryshuara, ndërsa sipas pamjeve rezulton të jetë i ngjashëm. Mësohet se po kontrollohet për gjurmët e gishtërinjve.

Ora 13:57
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, komunikimi i vetëm i autorit para se të qëllonte: Si je Ardian?

1681983900_1681910477finalprojekt.00013611.Still033.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Shëngjin ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj. Autori që e qëlloi me 7 plumba kur hyri në lokal i maskuar dhe para se t’i drejtonte armën i tha vetëm “Si je Ardian”.

Ky ishte komunikimi i vetëm dhe nuk e la që t’i kthente përgjigje, por e qëlloi për vdekje në lokalin në pronësi të viktimës.

Ora 13:41
Vrasja e Ardian Nikulajt, hasmëria me fisin Palaj pistë e hetimeve! Si nisi përplasja mes tyre pas vrasjes së vëllait të biznesmenit në vitin 1996

1681931603_nikulaj.JPG

Hasmëria mes fisit Palaj dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti.

Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Palaj në Lezhë. Nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve. Ata ndodhen jashtë shtetit dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.

Ndërkohë pjese e hetimeve per kete ngjarje te rende jane bere dhe ekspert të policisë së shtetit, nën drejtimin e drejtorit të policisë Muhamet Rrumbullaku i cili që prej mbrëmjes së kaluar ndodhet ne Lezhë.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/04/2023 01:43

    /ROBI/,po pse ku kujton se je ti, ne Angli,apo ne U.S.A qe te perdorim si ata helikoptere e postblloqe?! Ne jemi me te zhvilluar teknologjikisht,se tani,nuk perdorim as drone,por i kapim kriminelet me satelite,apo nuk e ke marre vesh akoma?!

    Përgjigju
  • Lezha: 20/04/2023 22:47

    Vrasje shtetrore Autori me motor del nga shengjini e nga lezha e se ndalon policia ? Ka pas garanci nga shteti 100%

    Përgjigju
  • Artan Hoxha: 20/04/2023 20:21

    Turp si po vriten djemte e ri.Mbyllen fise brenda nga hasmeria.Njerez pa shkolle...po mos harroni se po vret me shume mentaliteti krahinor...."si te vrau,ske turp,pse nuk e vret"...injorante

    Përgjigju
  • Kistra: 20/04/2023 18:31

    Kur policia deshton te parandaloj apo zbardhe krimet, njerezit kane te drejte te hamendesojne e komentojne si te duan!

    Përgjigju
  • Shokutarras: 20/04/2023 16:30

    Hahahahaha cfare lajmi. Kapen nei fakir me skuter tani. Po pse aq budalla ju duket ai killeri sa ti gjeni skuterin. Mire qe skeni kap nei skuter si ai ne bari ose selanik se kudo ka skutera si ai. Bravo metit, drejt kapjes se autoreve me shpejtesin e drites...A pika qe sju bie

    Përgjigju
  • Satelitet: 20/04/2023 16:17

    Po albania 1 dhe albania 2, ky jane ato do bënin namin edhe mizat do i dallonin

    Përgjigju
  • ceni: 20/04/2023 16:06

    shteti ka rene,,,autori largohet me motorr dhe polcia nuk ngre postobllok....po te kidhte postobllok.ai do kapej menjehere...

    Përgjigju
  • 3 Jave Para Zgjedhjeve: 20/04/2023 14:46

    Nese Palajt kane marre gjakun, detyren e vet kane be se Nikuljat te njeten gje ban me Palajt. Po aty ishte Ardjani e Beni tas 20 vjet e u vra kut BesPrem Ndreu me Nokajt e Bajrat u tremben se Ardjani po ja kalon fitoren Pashkut. Vrasesi do te jete ndonje rrezik-zi zadrimor dhe urdherusi eshte tu i pi kafen Ardjanit sote ne shpi. Po bota eshte me rrota

    Përgjigju
    • 3 jav: 20/04/2023 16:57

      Po je banor i lezhes besoj se e di nga anon peshorja e fitores kto zgjedhje

    • Votuesi: 20/04/2023 16:20

      319 vota kishte grumbulluar për vete në kohën më të mirë. Nuk është muhabet votash...

    • Agjenti: 20/04/2023 15:51

      Po pse o vlla kane bere detyren e vet kur vet e nisen duke vra per debat casti. Se ju i quani burra kta shpellare qe te vrasin per nje fjale goje.

  • Robi: 20/04/2023 14:41

    Si nuk ngrihet nje helikopter i policise kur ka vrasje. Po postblloqe si nuk ngrihen? Nje ngjarje te ndodhe ne Angli xbiron helikopteri mbi qytet deri sa e kap keberesin. Polici e ngathet dhe pa nerv, prandaj nuk u gjenden gjurmet vrasesve.

    Përgjigju
    • Or tej: 21/04/2023 07:06

      Kemi leshu satelitat or teeeejjjjj

  • Hamit: 20/04/2023 13:49

    Gjithe Lezha e di kush e ka vra. Pyesni personat qe i kane dhe pushtet vota dhe lek. Ata e dine te sigurte.

    Përgjigju
    • alfred: 20/04/2023 21:50

      Po policia nuk është nga Lezha që nuk e di.

    • Tiro: 20/04/2023 16:14

      Qenka e zgjidhur puna. E dinka gjith lezha. Kush na qenka kto

  • Pizza Taxi: 20/04/2023 12:05

    Qenkan cunat e kleringut, Vrit ti kte nikulaj, se ne vrasim krahun tjeter..

    Përgjigju
  • Mamurrsi: 20/04/2023 11:57

    Vazhdon loja killerat kundra kollarexhive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit