Ekzekutimi në Lezhë/ Dëshmia e autorit: Lajmin e mora vesh në TV, rapsodin e kisha mik! Seanca në masa të forta nga frika e hakmarrjes

LEZHË- Aleksandër Përdodaj ka mohuar para togave të zeza se ka vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikun e tij Preng Simoni, 2 ditë më parë, megjithatë pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e kanë lënë në "arrest në burg".

Siç shihet në videon e siguruar në videot që Shqiptarja.com sjell, seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Me kokën ulur, i shoqëruar nga forca të shumta policie, të cilat ishin pozicionuar edhe në tarraca të ndërtesave aty pranë, për të shmangur një hakmarrje të mundshme, Përdoda është shoqëruar në gjykatë, e më pas drejt burgut.

Momenti kur Aleksandër Përdoda del nga gjykata

Në dëshminë e tij, të cilin Shqiptarja.com e ka zbardhur, Përdoda ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preg Simonin, një nga viktimat, 8 muaj më parë, por çështja është zgjidhur e ndërsa me Murranin thotë se ka pasur miqësi, që sipas tij nënkuptn se nuk ka pasur asnjë motiv për t'i vrarë. Ai nuk e ka mohuar që ka qenë ditën e ngjarjes në Lezhë në fshatin Lalm i Vjetër, pasi shkon shpesh, por është larguar nga aty rreth orës 10:00. 

"S'kam lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe qëndroj vazhdimisht, por në orën 10 kam zbritur në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 16 :00. Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë, por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin. Murranin e kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja unë atë krim", mësohet të ketë thënë Përdoda.

Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë më 27 prill me breshëri arme, e ndërsa sipas burimeve trupat e tyre u gjetën disa orë më vonë në pyll. Burime për Report TV bënë me dije më herët se shkak ka qenë përdorimimi i tokës pa leje nga ana e Përdodës për mbjelljen e kanabisit, çka solli një konflikt mes dyshesh dhe Përdodës që agravoi deri në përdorimin e armës. Përdoda u arrestua disa orë më vonë, pasi ishte ndihmuar për t'u arratisur nga vëllai i tij, Edmond Përdoda, foton e të cilt Report Tv e ka siguruar ekskluzivisht. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shte leshi: 29/04/2020 15:08

    Ore un nuk kuptoj vetem nje gjo atje me shqiperi....nuk Nuk ka ekperte atje te krimalistikes dh te shkences qeta vertetojn Apo kap dysho e liro e fut me hasmeri pa lidhje Si dalka me gjygj nje person pa e vertetuar perkurorija seky osht autori hajde mjerim hajde gjynah pershun we bojn burg kot atje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi