Vrasja e Fatos Ferracakut në Shkodër, gazetari Artan Hoxha zbardh detaje: Krimi po godet qytetarë të pafajshëm

Vrasja e Fatos Ferracakut në Shkodër, gazetari Artan Hoxha zbardh detaje: Krimi po godet qytetarë të pafajshëm

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha

Pak orë pas vrasjes që ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku është vrarë kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku, Fatos Ferracaku, ka reaguar gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha. Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se nisur nga dinamika e ngjarjes, kemi të bëjme me një atentat të mirëfilltë dhe dyshohet se autorët janë për vrasës me pagesë.

Duke iu referuar atentatit të 1 shtatorit ku u ekzekutua me breshëri plumbash biznesmeni 31-vjeçar Arjan Ferracaku, gazetari Artan Hoxha shkruan se edhe ngjarja e sotme në lagjen "Partizani", tregon se po bien viktima të krimit edhe qytetarët e pafajshëm. Kjo pasi edhe Fatos Ferracaku, njësoj si Arjan Ferracaku, nuk rezulton person me precedent penal.

Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar...

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

Shkodra eshte goditur serish nga nje vrasje e ndodhur ne nje nga zonat me te populluara te qytetit ku ka mbetur i vrare Fatos Ferracaku dhe eshte plagosur Fatmir Mehaj. Te dhenat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, nje njeri pa asnje problematike ne te shkuaren, pervec faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonen e Livadheve... 

Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper. Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkoder pavarsisht nga goditja e grupit Bajri nuk eshte zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lene gjurme, gjate veres se ketij viti. 

Pergjigja qe mora ishte:"Kriminelet kokat hengshin"...

Por atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtesisht te pafajshem Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodren me kembe, te madh e te vogel, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshem....
Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar...

Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, "mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem"...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja