Shkodër/ Vritet në atentat kushëriri i Arjan Ferracakut që u ekzekutua me breshëri plumbash në shtator (VIDEO)

Shkodër- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër në lagjen "Partizani", në afërsi të zonës së njohur si Markata, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv ka mësuar se viktimë ka mbetur Fatos Ferracaku 40 vjeç i cili është qëlluar me disa plumba në kokë, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj 49 vjeç. REPORT TV siguron foton e viktimës nga atentati sot në Shkodër.

Viktima dhe i plagosur ishin të dy tregtarë peshku në tregun e Shkodrës. Autorët mësohet se kanë qenë dy persona me motor dhe skafandra, njëri prej tyre ka ndaluar përpara shënjestrës duke qëlluar Ferracakun, ndërsa më pas ka zbritur dhe e ka qëlluar nga afër në kokë për t'u siguruar që e ka ekzekutuar.  

Në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja arme zjarri. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja se pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti një motor të djegur në lagjen "Guerrile". Dyshohet se motori është përdorur nga autorët në ngjarjen kriminale. Besohet se shënjestra e këtij atentati ka qenë Fatos Ferracaku, ndërsa ngjarja ka tronditur qytetin në një orë kur fluksi i lëvizjeve është i lartë. Shqiptarja.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

VIDEO/Motori i përdorur në atentat

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i policisë: 

Shkoder
Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur 'Merkata Rus', dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen 'Guerrile". Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 18/11/2018 16:56

    Me vjen shume keq per nivelin juridik te komentuesve kur kete fakultet nuk ka mbetur njeri pa e "mbaruar"!! O njerez prokurori dhe gjyqtari kerkojne letra dhe deshmi ju thoni arrestojini!! Me se ti arrestoje??!! As ne monizem nuk jane arestuar njerez pa patur deshmi dhe prova pavaresisht vertetesise se tyre por ne dosje kane qene ama!! I bej thirrje te gjithe shkodraneve qe te njoftojne falas ne 129 per dyshime qe kane rreth atentatoreve apo rrethana te tjera te dobishme per hetimin!!

    Përgjigju
  • Trnakop: 15/11/2018 10:28

    Ne raste te situatave te jashtezakonshme (sic eshte situata se fundmi ne Shkoder), duhet ndermarr masa te jashtezakonshme, dhe per kete duhet njerez te jashtezakonshem. Rekomandimi do te ishte i thjeshte - formohet nje grup shume i ngushte ekspertesh ( hetues special, direkt te lidhur me vetem nje ose dy prokuror special, dhe i njejti e kip e ka ne dispozicion direkt (kur vjen koha per me ndermarr veprime direkte) - nje ekip te vecant te RENEAS). Prokurorit ne kete (keto raste) i garantohet siguria per jete (nese eshte nevoja edhe amiljes se tij - pra marreveshje speciale me ndonje shtet si Italia etj.) Te garantuar brenda vitit - te gjithe “te fortit” e Shkodres do te “neutralizohen”. Por s’do te ndodhe - se ska vullnet politik - eshte kaq e thjeshte - po te mos ishte tragjike, do te ishte komike.

    Përgjigju
  • Shkodra jone: 14/11/2018 22:41

    Pse nuk vejn kamera ne livade. Ti rusi plak shkodrant jane te mençur e nuk ja u tret kush qokun. Po nje gja ta kuptojn te gjith kto kriminela se ka Zot e nje dit do i pagujn te tana.

    Përgjigju
  • Senada: 14/11/2018 21:44

    Keto autor duhet te zbulohen patjeter me te gjitha metodat e forcat e mundshme te teknologjis. Perndryshe ne shkoder nuk ka qetsi kemi me frig se ne 97. Te vritet mes shkodre ku kalon policia cdo min e mos te arrestohen asht e pafalshme. Edhe dihet kush I ban keto vrasje dihet kush e ka zonen ku u gjet motori. Nuk vjen njeri nga perashi , xhabija e as nga skenderbegu me djeg motorin he livadhe he kiras

    Përgjigju
    • Lulash: 15/11/2018 11:32

      O Tani Te dy palve vetem grat e fmija u kan met ne shpi se kryesoret jan jasht, kamrar i ka sekuestrua policia per ngjarjet e para, kush te pengon te futesh andej

    • Dlk: 15/11/2018 08:33

      O figur po akoma nuk e keni Kultur se lot qe po ndodhin jan link sebashku dhe nuk jan te rastesishme. Esht patjeter nje keqardhje e plot per humbjen e jetës të dy ferracakve, shpresoj që autori/autorët të zbardhen sa më parë. Si esht ajo shprehja nuk esht gjë pa gjë.

    • Tani: 14/11/2018 23:01

      Ka drejt senada o lulash se nuk ka shans njeri tjeter te shkoj me djeg motorin atje . Ato qe vran arjanin jan , Po ta thot dhe artan hoxha. Ato veprojn sepse policia zdon me i kap Ehe un cuditem shum kur e di gjith shkodra kush jan . Gjynah per ket njeri te mir punetor me u vra pa Hak as hile

    • Lulash drethi: 14/11/2018 22:22

      Kjo asht per tja len ne dere ashtu si te tjerat, kush esht ai idiot qe mjetin e perdorur ne vrasje e djeg afer baneses se tij, kjo i bie tja faturosh vetes, dikosh po mundohet te ngaterroj pushken

    • Lulash drethi: 14/11/2018 22:16

      Po kush asht ai idiot qe shkon e e djeg mjetin e perdorur per vrasje ne zonen e tij, kjo i bie tja faturosh vetes !

  • Fredi DOBIÇI: 14/11/2018 17:20

    RESPEKTE për ARTAN HOXHËN që e paralajmëroi Kryeministrin LEGEN para 2-3 Javësh për VRASJET e tjera ! Artani i tha që Goditët disa BANDA , por NUK GODITËT BANDËN më të RRËzikshme të PD Krrimit që ka bërë me QINDRA KRIME në Shkodër dhe Nuk janë ndëshkuar ende!

    Përgjigju
  • Bona: 14/11/2018 14:40

    E tmerrshme para 5 min bleva peshk aty! Mund te kisha marr ndonje plumb dhe un . Arrestoni sa me par shkodra aq asht dihet see kush ban cdo Gja . Nuk asht qytet me 5 milion banore qe mos te zbulohen gjith keto vrasje..... Gjith shkodra I di e shteti nuk di Gja

    Përgjigju
    • Erik: 14/11/2018 18:08

      Edhe mund te dihet kush e ka bere, por pa prova te pakontestueshme nuk e burgos dot. E njejta dore qe vrau kusheririn e ka vrare dhe tani do kete nje arsye pse ka ndodhur krimi, nuk jane vrare te dy gabimisht.

  • Saikeq tahiri: 14/11/2018 13:29

    Epo keshtu tha kryeministri mbreme:hengshin kokat e njeri tjetrit e sme vjen keq fare.dhe sot ia filluan keta bam bam bam.

    Përgjigju
  • Ooooo policia: 14/11/2018 12:25

    Po si nuk I arrestoni lict???? Vetem bajret kapet po lict ???? Qe djali tat licit e di gjith shkodra se esht vrases me pages ka vra disa veta e din gjith shkodra si nuk e arrestoni???? Po Sokol licin qe asht kapo I licve???? Keto vepra ato I bajn duket dhe vendi ku kan djeg motorin. Lict e vran dhe arjan ferracakun e din gjith.

    Përgjigju
    • Lulash drethi: 15/11/2018 01:26

      O policija Ti ja fut korr e mos lidh

    • rusi plak: 14/11/2018 14:40

      O i nderum, t'ishin licet e kishin djeg motorrin ne livade, s kishin hi ne dobrac me vdeke n'pjate argjendi.

  • Shkodra: 14/11/2018 11:56

    Rrofte demokracija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë