DURRËS - Automjeti i autorëve që ekzekutuan në lokalin e tij, biznesmenin 50 vjeçar Leonard Muratajt. Ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e vrasjes së mbrëmshme dhe për identifikimin e autorit gjatë natës është gjetur edhe mjeti tip ‘Benz’ me të cilin ky i fundit është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se mjeti është gjetur nga policia i braktisur në Vorë, pas konstatimit nga banorë të zonës.
Policia aktualisht po merret me këqyrjen e automjetit për gjetjen e gjurmëve gishtash apo ndonjë gjurmë tjetër që do të çonte në identifikimin e autorit.

(Në foto: Lokali ku u vra 50-vjeçari, Leonard Murataj)
Ndërkohë deri tani është marrë në pyetje personeli i lokalit ku u vra Murataj dhe mbi 15 persona të tjerë që mund të kenë dijeni për vrasjen e 50-vjeçarit Leonard Murataj.
Gjithashtu janë duke u bërë kontrolle banesash të personave me të cilët Murataj mund të kishte konflikte të hapura.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë pranë zbulimit të ngjarjes, duke rrëzuar edhe pistën e vrasjes si pasojë e konfliktit me Bandën e Durrësit, pasi Murataj ka qenë në të njëjtën qeli për disa kohë me kreun e kësaj bande, Lulzim Berishën.
Durrës, biznesmeni ekzekutohet me 5 plumba në derën e lokalit
Një 50-vjeçar, pronar i një lokali në sheshin “Iliria” në Durrës është ekzekutuar mbrëmjen e kaluar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 pranë Bashkisë së qytetit bregdetar, ku viktimë është Leonard Murataj, i cili është qëlluar me 5 plumba pistolete në derën e lokalit të tij “Bar Center”.
/Shqiptarja.com

VIDEO