Ekzekutimi i Santiago Malkos/ Del fotoja kur ai ishte polic, identifikohen dy të dyshuar për vrasjen e tij

TIRANË- Policia e Shtetit deri më tani ka identifikuar dy të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, megjithatë nuk ka ende asnjë person të ndaluar. Edhe nga këqyrja paraprake e mjetit tip 'benz' që u gjet i djegur vetëm pak pas vrasjes së Malkos burimet për Report Tv thanë se nuk disponojnë deri më tani prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Brenda automjetit ishte edhe kallashnikovi që u qëllua në drejtim të Malkos por nuk ka ndihmuar për të zbardhur detaje rreth autorëve.

Përveç pistës së larjeve të hesapeve apo hakmarrjes, policia ka ngritur edhe atë të prishjes së pazareve të drogës.  Burimet bëjnë me dije se si të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje grupi hetimor ka të paktën dy persona të cilët po verifikohen. Të njëjtat burime sqarojnë se ata janë me iniciale D.A dhe L.D, të dy këta persona të skeduar nga policia për vepra të rënda penale, edhe në fushën e narkotikëve e të trafikut të drogës. Report TV  po ashtu ka siguruar edhe një foto të Santiago Malkos në kohën kur ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

Santiago Malko 

Rrugët e tij me Policinë e Shtetit u ndanë pasi mbrëmjen e 14 prillit 2016 Santiago u përfshi në një konflikt mes dy vëllezërve vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ai u konfliktua në një lokal bastesh, dhe e gjitha në atë kohë u mendua se kishte të bënte me një borxh të pashlyer. Nuk kaloi shumë dhe Santiago Malko u përfshi edhe në vrasjen në ish-bllok në tetor 2018 ku u qëllua për vdekje Fabjan Gaxhaj. Malko, konsiderohet mik i Ervis Martinaj, i mbetur i plagosur në lokalin "Monopol" në zonën e ish-bllokut, por pas marrjes në pyetje, ish-efektivi u la i lirë për këtë ngjarje të rëndë.antiago u vra me breshëri automatiku mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e 'Xhamllikut' në Tiranë. Autorët i kishin ngritur pritë dhe e kanë qëlluar sapo ka lënë ambientet e një lavazhi.

Viktima Santiago Malko

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lapi: 29/08/2019 15:58

    Po ky duket qe ne fytyre ca mostre eshte

    Përgjigju
  • leo: 29/08/2019 13:16

    Eshte e turpeshme zgjedhja e elementeve per te vazhduar shkollen e policise.....

    Përgjigju
    • NENA: 29/08/2019 13:40

      Ashtu i kane zgjedhur e jo pak ,djali im qe ishte djale i shkelqyer ne sjellje dhe sportist i talentuar nuk e pranuan se nuk i interesonte kupoles se Sajmir Qorrit apo ndonje tjetri .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat