TIRANE - Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-policit 26-vjeçar, Santiago Malko, mbrëmjen e djeshme tek 'Xhamlliku' në Tiranë. Ai është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në makinën e tij në ecje e sipër. Autorët që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip furgon që ende nuk është gjetur. Ndërsa arma kallashnikov që dyshohet se u përket autorëve është gjetur brenda një tjetër makine që u dogj nga autorët pak pas ngjarjes në Ferras. Me këtë makinë ju pre rruga Santiago Malkos kur sapo doli nga lavazhi ku kishte hyrë të lante makinën por që rezultoi i mbyllur dhe u largua, ndërsa nga furgoni autorët qëlluan me breshëri.
Hetimi i prokurorisë është fokusuar tek e kaluara e babait të dy fëmijëve, i cili ka qenë një person me precedentë të theksuar kriminalë.
Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar mbi 20 persona ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se fillimisht është shoqëruar një person me iniciale D.A por pas verifikimit ai është lënë i lirë. Autorët dyshohet se kanë shtënë drejt makinës së viktimës rreth një karikator kallashnikovi pasi e kishin ndjekur sapo kishte dalë nga lavazhi. Burime për Report Tv kanë bërë të ditur se autorët kanë vepruar me dy automjete, një që i ka prerë rrugën dhe një që ka hapur zjarr. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur në automjetin e Santiago Malkos.
Sipas burimeve të Report Tv në momentin që është hapur zjarr ndaj Santiago Malkos të dy makinat (e viktimës dhe e autorëve) kanë qenë në ecje e sipër dhe në një afërsi prej 50 metrash. Autorët kanë qëlluar në xhamin anash shoferit çka i ka kushtuar vdekjen e menjëhershme si pasojë e kapjes nga plumbat, Santiago Malkos. Makina e këtij të fundit ka vijuar të eci teksa ka marrë përpara koshat e mbeturinave dhe më pas është përplasur me murin e një biznesi, aty ku u gjet më pas i pa jetë nga uniformat blu.
Santiago Malko ishte mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Malko njihet në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal, dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha. Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko është vetëdorëzuar në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje. Në pamjet filmike që ka transmetuar Report Tv për këtë ngjarje Malko shfaqet me një kapele, teksa hyn në lokalin ku ndodhi përplasja. Ndërkohë ngjarja tjetër ku ai është përfshirë në këtë veprimtari kriminale ka ndodhur në prill të 2016 për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.
Report Tv ka siguruar foton e makinës tip 'Benz' që u gjet e djegur në Ferras pak kilometra larg vendit ku u ekzekutua Santiago Malko. Pranë makinës së djegur brenda të cilës u gjet edhe kallashi që dyshohet se i ka marrë jetën Malkos është edhe makina e viktimës tip 'BMW'.
Ndërkohë provat që janë gjendur brenda makinës së bashku me kallashin janë dërguar në policinë shkencore dhe po punohet për zbardhjen e mundshme të gjurmëve të autorëve.
Grupi Hetimor dhe policia kanë bërë të mundur ngritjen e një skeme paraprake se si është zhvilluar i gjithë ekzekutimi që tronditi mbrëmë kryeqytetin. Viktima, Santiago Malko, është mbajtur nën vëzhgim nga autorët. Ai spao kishte dalë me makinën e tij tip BMW nga një lavazh në krahun tjetër të rrugës. Pikërisht në këtë moment autorët kanë nisur 'aksioni' për vrasjen e Malkos. Report Tv mëson se autorët kanë qenë të maskuar me kapuç të zi dhe kanë vepruar me dy makina. Fillimisht ka qenë një nga makinat e autorëve që i ka bllokuar rrugën ndërsa grupi tjetër që ishte pas me një furgon kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Santiago Malkos duke e lënë të vdekur në vend. Makina e Malkos ndoshta nga një tentativë për të shpëtuar, është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas më disa kazanë mbeturinash, ka vijuar ecjen derisa ka përfunduar në ambientet e një biznesi privat. Ndërkohë në vendin e ngjarjes duken qartë gjurmët që ka lënë automjeti i viktimës për rreth 50 metra. Pasi kanë kryer ekzekutimin autorët janë larguar me shpejtësi ndërsa pak minuta më vonë është gjetur në periferi të Tiranës një automjet tip benz i dyshuar si i autorëve me një kallashnikov brenda. Ndërsa furgoni nga ku është qëlluar Malko nuk është gjetur ende. Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me kallashnikov tek rruga 'Xhanfize Keko' të 26-vjeçarit Santiago Malko. Report Tv mëson se autorët e kanë mbajtur nënë vëzhgim viktimën dhe i kanë zënë pritë sapo Malko ka dalë nga një pikë lavazhi pranë zonës së 'Xhamllikut'. Autorët kanë vepruar me dy makina, pasi e kanë ndjekur një makinë tjetër i ka prerë rrugën ndërsa nga furgoni që i ka kaluar anash është hapur breshëria e plumbave që i ka kushtuar jetën 26-vjeçarit. pas të shtënave makina e Malkos është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka përfunduar në ambientet e një biznesi. Zona ka qenë e pa ndriçuar mirë gjë që ka ndihmuar autorët e krimit të cilët më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë policia është duke punuar edhe me kamerat e sigurisë të cilat kanë pikasur një automjet tip 'Benz C Class' që është larguar me shpejtësi për nga zona e Freskut që dyshohet se mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.
Report Tv ka siguaruar ekskluzivisht foton e viktimës, Santiago Malko i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën e 'Xhamllikut'. Ai u qëllua për rreth 50 metra me breshëri kallashnikovi ndërsa më pas makina u gjet e djegur në periferi të Tiranës.
Nje plehre me pak ne rruget e Shqiperise.
PërgjigjuTi Ilo mos je gje gjatosh palloshi?
Sakte.