Një 28-vjeçar shqiptar në Belgjikë, Ilir.S mbeti i vrarë më më 19 korrik të këtij viti pasi u qëllua me 6 plumba ndërsa për këtë ngjarje si autor i dyshuar i vrasjes është vjehrri i tij.
Media e huaja shkruajnë se provat që e vërtetojnë këtë janë të forta, pasi 54-vjeçari ka pranuar se ditën e vrasjes ka pasur një debat me dhëndrin e tij, por ka mohuar vrasjen, po ashtu dhe ekspertiza ka vërtetuar se janë gjetur gjurmë baruti në duart e vjehrrit, çka ka bindur prokurorët se ai është vrasësi.
“Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohen. Në fakt tani presim vetëm rrëfimin e tij. Kështu do të mund të ndërtojmë dinamikën e ngjarjes. dhe në këtë mënyrë të afërmit e tij do të gjejnë pak qetësi.Familjarët e Marios presin me padurim zbardhjen e ngjarjes,” thanë burimet gjyqësore.
Së shpejti ai mund të merret sërish në pyetje. Arrestimi i tij tashmë u zgjat me dy muaj nga dhoma e këshillit të Veurn të martën në mëngjes. Mbrojtja këtë herë nuk bëri presion për lirim me kusht.
Ilir S. nga Koekelare, i cili njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytetin IJzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar. Iliri nuk ishte i martuar me vajzën e tij, por së bashku me të kishte një vajzë 5-vjeçare dhe kujdesej edhe për fëmijën e saj që kishte nga një lidhje e mëparshme.