LEZHË- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e rapsodit të njohur Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni një ditë më parë Lezhë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët po merren në pyetje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka dyshime se autor ka qenë një banor i zonës, i cili është shoqëruar në polici.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të vjetra mes palëve.
Ekzekutimi i dyfishtë në Lezhë/ Rapsodi Llesh Prenga, mik i viktimës Kol Murrani: Kam 30 vite që e njoh, s'ka pasur asnjë konflikt
Rapsodi Llesh Prenga, njëherazi mik e fqinj i viktimës Kol Murrani rrëfen takimin e fundit me të, duke theksuar se nuk ka patur asnjë konflikt.
"Para dy ditësh ishte shumë i qeshur dhe më kërkoi të shkoja tek shtëpia e tij.Ka dy vite që Kola u fiksua tek toka e vjetër dhe donte të jetonte atje, u fiksua pas punës. Më thoshte të dalim bashkë se kam mbjellë hudhra, qepë fasule,. Ai s'ka patur konfkikt me asnjë, kam 30 vite që e njoh, por kam 12 vite që bashkëpunoj me të e kam pasur shtyllë kryesore të folklorit", është shprehur ai.
ATE shwkrdhaten qe vrau rapsodin ta kalbni ne burgim te perjetshem,,,mire do ishte ta ekzekutonit fare...
Përgjigju