
Policia e Lushnjës akoma nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me atentatin e mbrëmshëm në të cilin mbeti i vdekur Bledar Muça dhe pesë të tjerë të plagosur. Sipas burimeve policore, aktualisht po hetohet në drejtim të konflikteve të mundshme me persona të tjerë. Janë shoqëruar dhjetëra persona në komisariat në cilësinë e dëshmitarit, por nuk kanë ndihmuar shumë në zbardhjen e detajeve të ngjarjes.
Muça ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, Suada Velo, i njohur si 'mustaqekuqi' i bandës 'Hakmarrje për drejtësi', por është ende e paqartë nëse atentati mund të ketë lidhje me këtë fakt apo jo.









