Ekzekutohen dy persona me
kallashnikov në mes të Pejës
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Pejës në orët e mbrëmjes së të shtunës. Për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona nga të shtënat me kallashnikov afërsi Shtëpisë së Kulturës në Pejë.
PEJË - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Pejës në orët e mbrëmjes së të shtunës. Për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona nga të shtënat me kallashnikov afërsi Shtëpisë së Kulturës në Pejë.
Ulur në një lokal dy viktimat kanë rënë nën sulmin me armë zjarri automatike, që kanë ardhur nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Për pasoja nga breshëria e plumbave ka humbur jetën Xhevdet Kelmendi, Rexhep Isuf kelmendi nga Peja, anëtar i familjes Kelmendi që ka qenë cak i një numri shumë të madhe sulmesh në këto 14 vjet të pasluftës dhe ka pasur disa të vrarë deri në ditën e sotme, në vrasje nga të cilat ende asnjë nuk është zbardhur krejtësisht.
Personi i dytë është Kastriot Kukaj nga Peja, i cili ndodhej në objektet që janë në pronësi të familjes Kukaj, përballë Shtëpisë së Kulturës. Ai në gjendje më të rëndë është dërguar menjëherë në QKUK, shkruan Zëri.
Mësohet se edhe i plagosuri, Kastriot Kukaj ka ndërruar jetë në QKUK. Policia e Pejës në orët e natës ka filluar një aksion për ndjekjen e personit/personave të dyshuar.
Sipas zëdhënësit të policisë së Pejës Xhevat Ibra, policia pak qaste pas vrasjes, tashmë ka gjetur një makinë në flakë në pyllin jashtë qytetit në drejtim të Majës zë Zezë, e cila mendohet se mund të jetë makina që është përdorur gjatë sulmit dhe është djegur gjatë bastisjes. Është një aksion i gjerë kontrolli dhe kërkimi në këtë zonë, thotë rreshteri Ibra.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36