Ekzekutohet ‘bosi’ ukrainas i drithërave bashkë me gruan nga bombardimet ruse! Vdiqën nga raketa që goditi shtëpinë e tyre

Ekzekutohet ‘bosi’ ukrainas i drithërave bashkë me gruan nga bombardimet ruse! Vdiqën nga raketa që goditi shtëpinë e tyre

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë me gruan e tij në granatimet "masive" ruse të qytetit jugor të Mykolaiv. Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, thanë mediat ukrainase. Vadatursky zotëronte Nibulon, një grup i përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”. Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa.

Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht. Javët e granatimeve ruse kanë shkaktuar shumë dëme në Mykolaiv, siç tregon kjo foto e së enjtesUdhëheqësi i rajonit Vitaliy Kim tha se Vadatursky “bëri shumë për rajonin e Mykolaiv, shumë për Ukrainën.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën. Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore. Rifillimi i eksporteve ukrainase është vonuar nga kontrollet e sigurisë. Por të dielën Turqia tha se anija e parë që transportonte grurë pritej të largohej nga Odesa të hënën në mëngjes.

G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut