Ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u qëllua me silenciator pasi doli nga lokali në Tiranë! Dyshohet për 3 autorë, dogjën makinën në Farkë (FOTO+VIDEO)

TIRANË- Një tjetër ekzekutim tronditi Tiranën, ku 27- vjeçari Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash pak pas mesnate. Prendi ishte në një lokal me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’, ku u vra me armë zjarri silenciator sapo doli për të hipur në makinë. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, rreth orës 00:36 të 19 nëntorit.

Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit. Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator. 27-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Një skemë tipike atentati. Makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e kanë djegur ‘Audi'-n në zonën e Farkës. Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë. Një person i tretë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor i thanë Report Tv se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut. 

Makina e autorëve Audi A4 ka pas targa greke të mbivendosura dhe ende nuk është këqyrur numri i shasisë pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërkohë që disa persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Burimet thonë se Prendi kohët e fundit kishe disa sherre me persona të tjerë, konflikte që po hetohen nga policia. Report Tv solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet edhe makina në të cilën ka qenë duke hipur i riu në momentin që ndaj tij u qëllua me armë.

Klaudio Prendi nuk është emër i panjohur për blutë, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Pukës. Për këtë ngjarje i riu ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që asokohe raportohet që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një makinë mjaft e shtrenjtë ‘Maserati’. Ngjarja asokohe mori nuanca poltike, për shkak se Prendi njihej edhe si krahu i djathtë i kandidatit ‘Bashkë Fitojmë’ Rrok Dodaj. 

Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, pas nisjes së procesit të vettingut. Ish-gjytari Prendi e nisi karrierën në Gjykatën e Pukës, në vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore ka qenë edhe gjyqtar në GJKKO dhe më pas u dorëhoq pa u vënë në filtër për pasurinë, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.

Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit, po ashtu gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Pak ditë më parë, më 13 nëntor, një tjetër ekzekutim ndodhi në Tiranë. Me një plumb në kokë u vra ndërtuesi Eduart Reçi, ngjarje ende e pazbardhur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Atentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, mjeti ‘G-Class’ i 27-vjeçarit mbërrin në ambientet e policisë në Tiranë (VIDEO)

 

Mjeti “G-Class-i i 27 -vjeçarit Klaudio Prendi në të cilin ishte duke hipur në momentin që iu bë atentat pak pas mesnates rreth orës 00:36 të 19 nëntorit, ka mbërritur në ambientet e policisë së Tiranës.

Ekspertët kriminalistë janë duke punuar te makina e viktimës Prendi për të bërë të mundur gjetjen e provave për ti çuar drejt identifikimit dhe kapjes së autorëve.

Ora 11:27
Vrasja e të riut në Tiranë, autorët i mbivendosën mjetit targa greke! Foto nga vendi ku dogjën ‘Audi’-in

Makina e autorëve Audi A4 ka pas targa greke të mbivendosura, ende nuk është këqyrur numri i shasisë pasi është dëmtuar nga djegia.

Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur.

Report Tv ka siguruar foto edhe nga vendi ku autorët dogjën makinën në zonën e Liqenit të Farkës.

1732011690_vendikuudogjmakinaklaudioprendi.jpeg

Vendi ku autorët dogjën mjetin

 

1732011815_targaegjetur.jpg

Targa
Ora 11:10
I vranë djalin në atentat, kush është ish-gjyqtari Fran Prendi, dënoi grupin e Emiliano Shullazit dhe Salvatore Lettizian

 

I riu Klaudio Prendi është vrarë në orët e para të mëngjesit në një atentat në Tiranë, menjëherë pasi ai doli nga lokali ku po qëndronte me shokët e tij. Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga drejtësia pasi nisi vettingu. 

 Ish-gjytari Prendi e nisi karrierën në Gjykatën e Pukës, në vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore ka qenë edhe gjyqtar në GJKKO dhe më pas u dorëhoq pa u vënë në filtër për pasurinë, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.

Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit.  Gjykata e Shkallës së Parë, më trupë gjykuese të kryesuar nga Fran Prendi dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkaq, me 12 vite burg u dënua Gilmando Dani, Indrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg. Prendi gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima  në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme. Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.

Ora 09:30
Atentati ndaj Klaudio Prendit, makina e viktimës është larguar, policia shkon në vendin ku ndodhi ngjarja

 

Pak orë pas atentatit ndaj 27 -vjeçarit Klaudio Prendi, i ndodhur në zonë e Xhamllikut në Tiranë, rreth orës 00:36 të 19 nëntorit, ditën e sotme në vendin e ngjarjes shihen forca policie.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se në vendin ku ndodhi atentati, makina e viktimës është larguar, ndërsa aty ndodhet një makinë policie.

Grupi hetimor duket se po bënë të mundur gjetjen e provave të mundshme që mund ti çojë drejt kapjes së autorëve.    

Ora 09:19
Ekzekutimi i të riut në Tiranë, në mjetin e djegur të autorëve nuk gjendet arma e krimit

 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në makinën e djegur të autorëve që ekzekutuan të riun Klaudio Prendi, nuk është gjetur arma silenciator e përdorur në ngjarjen kriminale.

Pasi ekzekutuan të riun sapo doli nga një lokal në zonën e Xhamllikut, autorët janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti i tyre ‘Audi’, i dyshuar i vjedhur, u gjet i djegur në zonën e Liqenit të Farkës.  

Ora 09:02
Atentati ndaj Klaudio Prendit, makina e autorëve erdhi nga ‘Fresku’, shokët e tij e transportuan në spital! Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë

1732001156_klaudioprendi.jpg

Detaje të reja kanë dal nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 00:36 të 19 nëntorit.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët e kanë qëlluar ku plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor. Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës.

Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali. Kanë hipur në makinën e viktimës dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës. Klaudio Prendi kohët e fundit kishe disa sherre me persona të tjerë, konflikte që po hetohen nga policia.

Mësohet se Klaudio Prendi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shteti.

Ora 08:22
Atentati në Tiranë, Klaudio Prendi u qëllua sapo u largua nga lokali ku ishte me miqtë, policia shoqëron disa persona  

1731998510_klaudioprendi.jpg

27-vjeçari që u ekzekutua Klaudio Prendi 

Detaje të reja kanë dal nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Klaudio Prendi u qëllua sapo doli nga një lokal dhe mësohet se ka qenë i vetëm në momentin që është qëlluar nga autorët.

Sipas gazetarit të Report TV Sokol Dema, ai ka qenë në një lokal në zonën e Xhamllikur i shoqëruar nga persona të tjerë dhe më pas ka dal nga lokali për të hipur në makinë dhe në këtë momnet është qëlluar.

Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Policia ka shoqëruar disa persona që janë marr në pyetje që mund të kenë dijeni dhe mund të kenë informacione në lidhje më këtë ngjarje.

Ora 08:15
Ekzekutimi i të riut në Tiranë, autorët e ndoqën dhe e vranë kur po hipte në makinë! Mori plumba në kokë dhe gjoks

1731995449_vrasjaeklaudioprendit.jpeg

Report Tv sjell detaje të reja nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë qenë dy persona. Ata e kanë ndjekur të riun dhe e kanë ekzekutuar në momentin që doli nga lokali për t’u futur në makinë. 27-vjeçari mori plumba në kokë dhe gjoks.

Ndërkohë, mjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët është gjetur i djegur në zonën e Farkës. Ky mjet dyshohet se është vjedhur dhe më pas përdorur nga autorët për ekzekutimin e djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Ora 07:15
Kush është i riu që u ekzekutua pasi doli nga lokali në Tiranë! Djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, qëlloi një vit më parë me armë në Pukë

1731997565_klaudioprendi.jpg

Shqiptarja. com dhe Report Tv kanë siguruar foton e të riut Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Prendi u qëllua me breshëri plumbash, sapo kishte dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë, rreth orës 00:36 të 19 nëntorit.

Klaudio Prendi nuk është emër i panjohur për blutë, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Pukës. Për këtë ngjarje i riu ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që asokohe raportohet që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një makinë mjaft e shtrenjtë ‘Maserati’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 20/11/2024 01:24

    Epo sa te mbarojne me sojin e tyre kriminal, mbase nisin e qerojne hesapet me klepkokracine politike qe ka kapur shtetin...

    Përgjigju
  • Iris: 20/11/2024 01:06

    I kerkuar prej nje viti nga policia e megjithate nuk kishte shume kohe i rikthyer nga jashte!Tani si mundi te dilte e te rihynte,nga kufiri i gjelber,nga kufiri doganor,por hyri si /i padukshem/,apo kishte te shkruar ne pashaporte /djale gjyqtari/?!

    Përgjigju
  • Gjyqtari: 19/11/2024 21:30

    O Fran me mire ta kishe lene me ba pak burg se,se per armbajtje pa leje eshte 3 me 7,kishte ba do burg ene do e kishe gjalle tashti,or fran

    Përgjigju
  • Real: 19/11/2024 18:12

    Nese ky djale i ri nuk eshte perfshire ne vrasje dhe trafik droge, ngjarja eshte shume e rende. Ne fakt ngjason shume me vrasjet qe benin rrugacet e viteve 90. Nese policia e kalbur nuk e zbardh shpejt, atehere te largohet i gjithe zinxhiri drejtues i policise te tiranes sebashku me ministrin vetull ngrysur. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
    • Real1: 19/11/2024 22:01

      Nuk i merret jeta nje djali te ri se ka qelluar ne ajer. As se mund te kete bere ndonje sherr se eshte turp. Aq me keq se parkon makinen si i forte. Nese eshte per keto arsye qe ashtu thua ti eshte shume gjynah.

    • O real: 19/11/2024 19:04

      Ky e ka kerku se ka ba si gango , ka ber shum ngaterresa ju ka ren njerzve ne qaf ka qellu me pistolet . Dhe vendi ku ka parku makinen ne stacion autobuzi mes rruges duket se ka ber si gango

  • Tre Moskjeterēt: 19/11/2024 17:53

    O Fran Fēndi çfar tē mbjellēsh do korēsh o familje horēsh.

    Përgjigju
  • Or tej: 19/11/2024 17:24

    Pak e nga pak po shuhet ky vend or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Per: 19/11/2024 16:36

    Sali qeni e ka fajin qe shperndau armet dhe ja pasojat

    Përgjigju
  • Lek: 19/11/2024 13:29

    Rrofte komunizmi lavdi PPSH

    Përgjigju
  • shullazi: 19/11/2024 13:28

    Frani ene i ka marr lekt Shullazit ene e ka denu

    Përgjigju
  • Alb: 19/11/2024 12:43

    Sa shqiptari iku kote se ska shte.

    Përgjigju
  • Kurbin: 19/11/2024 12:37

    O popull dele mos i bini ne qaf miletit po shihnin punet e juja se pz sta faj njeri sot se me i keqi te vret dhe ste vret njeri kot

    Përgjigju
  • Bobi: 19/11/2024 12:00

    Tani jan policia sajmir tahirit.dhe jan riaktivizu grupi shullazit.te gjith ja nen komanden e grupit te shullazit dhe elbasanit.rama ka bo gafen e jetes me kte levizje.si ministrin si drejtorin e policise.grupi shullazit e ka vra djalin e gjyqtarit mendoj une sigurte

    Përgjigju
    • Për ju 2 Bobat: 19/11/2024 22:49

      Nji pytja kisha për ju të 2. A ju me vërte menoni se ky personi që flisni ju ësht mor me Franin? Rrini or mos dilni me dha bo komente nëpër gazeta e ka bo ky aço e ka bo ai. Sa për atë bq Reçin që vran ai o Boba ka zaptu prona e ka bo pislliqe pa fun.Ska lidhje as personi që thoni e as grupi.Njerui që thu ti i ke me hallet e veta e si rruhet kujt as për Frani as Reçin.

    • Bobi 2: 19/11/2024 13:44

      Po esht e vertet, se te gjith te grupit te tij kan dal dhe vec ai esht mren, edhe cunin e xhajes se luftar recit te rruga elbasanit ata e kan kput

  • Afghanistan: 19/11/2024 09:53

    Në një Shtet mafioz lulzon Mafia.

    Përgjigju
  • Nje me pak: 19/11/2024 09:51

    Shikoni ku e ka parku makinen gangua ne stacion autobuzi mes rruges . Femijet e gjygjtarve e prokurorve bejn si te fort ne ket vend

    Përgjigju
  • Astrit: 19/11/2024 08:52

    Zoti forcofte familjen. Ku eshte ervin hoxha dhe proda apo po vazhdojne turin e prezantimeve ne rrethe???!!! Ed rama ke bere gabimin e jetes qe bere levizje pikerisht tani. Me keta qe vure i vure zjarrin gjithe vendit. I gezofsh.

    Përgjigju
    • shpellari: 19/11/2024 09:32

      Nje gje duhet të dish Astrit dhe te gjithë që ngjyrosin vrasjet me politikë:Fajtor është ai që pajisi me armë shqiptarët(Sali Berisha) i lini pisllëqet jo Rama apo ku di unë.

  • Shkodrani St: 19/11/2024 07:57

    Ne akoma sjemi shkepute nga KANUNi dhe normal qe gjaku lahet me gjak gjynaf mosha shume i ri,por thojne i ka ra zullumi i Babes

    Përgjigju
  • Arben: 19/11/2024 07:24

    Krahu i djathte i kandidatit te koalicionit Berisha Meta? Kur perzihesh me ta atehere te presin halle te medha! Berisha e Meta jane te ndaluar si njerez te krimit! Pasoja do kete per kedo qe bashkepunon me ta!

    Përgjigju
  • Foni: 19/11/2024 07:22

    Kjo besoj esht vazhdim i vasjeve n shkoder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?