Prej 20 vitesh, nga kjo vrasje e mbetur pa autor familjarët janë në kërkim të së vërtetës, identifikimin e autorit si dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, prokuroria e ka rihapur sërish këtë çeshtje në mars të këtij viti. Gjithçka ka ndodhur kur një furgon policie ka ‘zbarkuar’ në fshatin Fan për të kryer kontrolle mbi një tjetër ngjarje që kishte ndodhur ne atë zonë.
Kush e vrau ish-policin Shkurt Boçin?
Sipas dëshmive nga banorët e zonës, i riu Shkurt Boçi u vra nga uniformat blu, të cilët sipas familjarëve inskenuan sikur ai të ishte i armatosur, duke i vendosur edhe një pistoletë pranë. Kushëriri i viktimës, Mark Boçi nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ bën përgjegjes duke thënë se ka dijeni mbi të vërtetën, një nga oficerët e shërbimit.
3 ditë para se të vritej, Shkurti erdhi në Laç pasi donte të merrte një shtëpi, për t’u shoërngulur bashkë me familjen. Një muaj kishte që ishte kthyer në Shqipëri. Ai ka qenë edhe vetë më parë pjesë e uniformave blu. Kishte lënë këpucët tek këpucari dhe do të kthehej sërish më pas për t'i marrë, madje ishte me dy kushërinj të tij. Kur papritur u shfaq furgoni i policisë për kontroll rreth orës 14:00, për një ngjarje tjetër që kishte ndodhur. Një nga policiët ka goditur me shuplakë dy kushërinjtë dhe i kanë futur në furgon. Më pas kanë goditur edhe Shkurtit, i cili nuk ka duruar është konfliktuar. Ai i ka gjuajtur me grusht dhe ka ikur me vrap. Komandanti ka dhënë urdhër: Vriteni qenin. Njëri prej tyre i ka rënë pas shpine. Sipas dëshmive ai që i ka bërë kontroll e ka qëlluar me dy plumba dhe e kanë lënë të vdekur në vend. Më pas ata i kanë vënë një pistoletë pranë, për të krijuar alibinë se ka qenë Shkurti i armatosur dhe ka kundërshtuar. Manipulime të tilla na acarojnë së tepërmi.
Sipas kushëririt të viktimës, nisur nga dëshmitë ka patur një urdhër për të qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit dhe se në librin e shërbimit janë edhe emrat e policëve prezent në atë ngjarje. Familjarët e 30-vjeçarit, kërkojnë drejtësi, ndërsa përpjekjet e tyre në këto 20 vite kanë qenë titanike. Në një lidhje të drepërdrejtë nga Lezha, babai i viktimës, Gjon Boçi deklaron se djali i tij ishte i pafajshëm. Ndërsa thekson se i ka dërguar letra dhe Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm në ato vite, për zbardhjen e plotë ngjarjes.
I jam drejtuar me letra të gjitha organeve. Kam dyshime se kush qëlluar, se kam bërë kallëzime. Në letër janë përmendur 5 emra. Ata kanë dorëzuar pistoletat, por pistoletat janë me numra. Dyshojmë tek oficeri i shërbimit, i cili është pika kyçe për zbardhjen e së vërtetës, emri i të cilit është në librin e shërbimit. Nëse unë kam bërë kallëzim të rremë të vijnë të më fusin mua në burg
Gazetari i Report TV Elvis Hila ka komunikuar me prokurorin e kësaj ceshtje, e cila të rihapur në mars të këtij viti, Ervin Shehaj, i cili i ka pohuar se po hetohet dhe se janë marr në pyetje shumë persona, por ende nuk është provuar se kush ka qëlluar mbi 30- vjeçarin.
Kemi kërkuar që gjurmët të gjenden përmes institucioneve të shtetit. Nuk dua të akuzoj nëse ka qenë një vrasje me dashje, apo e momentit. Është arritur të gjendet edhe libri i shërbimit. A ka shans që një oficer shërbimi të mos di kush e ka vrarë Shkurtin ? Provat janë, por gjithçka është manipuluar. Në librin e shërbinit shkruhet se kanë qenë 10 veta kur ka ndodhur ngjarja, por dëshmitarët thonë se kanë qenë afro 20 veta. T’ja thotë ligjit kush është autori- deklaron kushërri i viktimës Mark Boçi
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në studion e emisionit tha se ka mjaft dëshmi, si direkte dhe indirekte dhe se dihet se kush ka qenë, por jo kush ka qëlluar, ndaj kjo çeshtje nuk duhet të frenohet.
Ka një tendencë për ta fshehur këtë krim. Ai është vrarë nga forcat e FNSH-së, por ka një problem që këto forca kanë zhdukur dokumenta dokumentat dhe kanë manipuluar. Ka vazhduar kjo fshehje e veprës penale ende dhe sot. Është një ngjarje, që ka prova direkte dhe indirekte. Dihet kush ka qenë, por jo kush ka qëlluar. Ceshtja nuk duhet të frenohet më