VIDEO/ Ekuador, shqiptari ekzekutohet në sy të gruas! Makina 'shoshë' nga plumbat! Spitali nuk hap derën! Qytetarët: Eshtë gjallë

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit. Mediat ekuadoriane raportojnë se bëhet fjalë për Arjanit Rizaj 53-vjeç i cili është ekzekutuar para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Në drejtim të shqiptarit është qëlluar me 9 plumba nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Nga mediet e huaja bëhet me dije se Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty. Policia bëri me dije se në urgjencën e spitalit nuk e kanë pranuar dhe se është dërguar në një klinikë private që ndodhet disa metra më tutje. 40 minuta më vonë 53-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit ka deklaruar për hetuesit se e pa të gjithë skenën e vrasjes. Për qëndrimin e Rizajt në Ekuador, gruaja e tij ka treguar vetëm se viktima nuk punonte pasi nuk kishte ende dokumente të vlefshme dhe se familja i dërgonte para për të jetuar. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria. Megjithatë viktima kishte dhe një kartë identiteti ekuadoriane. 

Vrasja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi i njohur si bos droge dhe porositës i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës, më 17 janar 2020 u arrestua (më8 nëntor) nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll. Dritan Rexhepi ishte larguar nga Ekuadori drejt Turqisë. Kreu i grupit kriminal të transportit të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Europë, ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane me emrin e Benjamin Omar Perez Garcia. Ai u mbajt në vëzhgim që nga zbritja në aeroport derisa arriti në një vilë luksoze, e cila u rrethua nga forcat speciale që organizuan megaoperacioni për arrestimin.

Në qershor të vitit 2014 Interpoli njoftoi kapjen e tij në Ekuador, asokohe 34 vjeç, ai ra në pranga gjatë operacionit “Balance” në të cilin u sekuestruan rreth 278 kg kokainë. Pas arrestimit në Ekuador Dritan Rexhepi dyshohet se vijoi nga burgu aktivitetin kriminal. Në vitin 2021, Ekuadori e liroi nga burgu me kufizimin për të mos dalë jashtë vendit, por Dritan Rexhepi, i quajtur edhe si mbreti i kokainës apo mjeshtri i arratisjeve, humbi gjurmët dhe nuk u gjet më nga policia deri në 8 nëntor kur u arrestua nga policia turke.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Pamje të rënda/ Shqiptari i ekzekutuar në Ekuador i shtrirë në tokë, qytetarët kërkojnë të fusin në spital: Hapeni derën, është gjallë

Janë publikuar pamje të rënda të 53-vjeçarit shqiptar Arjanit Rizaj që u ekzekutua para spitalit të qytetit Guyaquil të Ekuadorit. Në videon e publikuar nga qytetarët, shihen kalimtarë të cilët kërkojnë të fusnin shqiptarin brenda dyerve të spitalit që në atë moment ishte i plagosur rëndë.

Ora 19:51
Dalin pamjet, kjo është makina ku u vra shqiptari në Ekuador, po priste gruan para spitalit (VIDEO)

Në këtë makinë që shohim në video është vrarë 53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj në Guajakil të Ekuadorit. Ai u qëllua para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici: 11/11/2023 06:34

    E c'lidhje ka vrasja e tij me arrestimin e atij tjetri o kazan?

    Përgjigju
  • roja nates: 11/11/2023 04:31

    O're c'na duhen neve keto lajme,,,,derri vetem me plumb merr vesh..po viheni si media ne sherbim te krimit.. jepni lajme vetem per njerezit e mire,,beni ktonika sesi te ngrihemi ekonomikisht...horrat le te vriten se ashtu e kerkojne., .

    Përgjigju
  • qazim m.: 11/11/2023 04:24

    rrini urte,,rrini urte,, mor hale ,se si qen te ngordhet do ju hedhin neper gerneta mor laskuriqen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë