Habib Rexha, autori i vrasjes së ndodhur në 21 maj brenda një lokali në Kavajë ku u ekzekutua me plumb në kokë, Arjan Gose, është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se pas negociatave me familjarët e të riut, këta të fundit kanë arritur ta bindin që t’u dorëzohet autoriteteve pasi nuk kishte mundësi t’ja mbathte më gjatë.

Arratia e Rexhës i cili u kthye nga Italia për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij, Altin Rexha i cili u qëllua me armë nga Edmond Gose (vëllai i Arjan Goses), ka zgjatur vetëm 48 orë ndërsa policia pati caktuar edhe një shumë prej 10 mijë eurosh si shpërblim për personat që mund të jepnin informacion mbi vendndodhjen e tij. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, autori i ngjarjes ka mohuar të ketë bërë një planifikim për vrasjen e Arjan Gosës duke thënë se e kishte parë rastësisht brenda lokalit në Kavajë dhe nga gjaknxehtësia pasi iu kujtua vëllai i tij.

Habib Rexha rrëfeu se ka qenë së bashku me një shok dhe se ky i fundit nuk kishte qenë në dijeni mbi ngjarjen. Por policia ka shoqëruar në komisariatin e Kavajës edhe shokun e tij, Ervin Kurti me të cilin Rexha dyshohet të jetë larguar në drejtim të Kukësit për t’ja mbathur nga forcat e policisë.

“Isha bashkë me një shokun tim, pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete, shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe dhe veprova nga gjaknxehtësia”-mësohet të ketë thënë Habib Rexha.

Ekzekutimi i Arjan Gosës në 21 maj

Habib Rexha ka qenë i vetëm kur është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arian Gosën e më pas është larguar në këmbë. Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa, e qëlloi me armë dhe e la të vdekur.

Shkak për ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën, është bërë një përplasje mes fiseve Gosa dhe Rexha për konfliktin e ndodhur në mars të këtij viti, kur Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës dhe Altin Rexha, vëllai i autorit të krimit të ndodhur dy ditë më parë, u konfliktuan me njëri tjetrin për një shkaqe banale dhe të dy ndërruan jetë pas plagëve të marra.

Si ndodhi vrasja e Edmond Gosës dhe Altin Rexhës më 29 mars?
Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.

Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmond Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

E shkuara kriminale e Armand dhe Arian Gosës
Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës,  së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë sot, masakruan me thika një person në vitin 2012. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë. dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:42
Ndihmoi Habib Rexhën për t’u larguar drejt Kukësit pas ekzekutimit të Arjan Gosës në Kavajë, shoqërohet shoku i tij (EMRI)

1684743446_habibrexha.jpg

Policia e Kavajës ka shoqëruar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ku kreu ekzekutimin e Arjan Gosës në 21 maj.

Mësohet se është shoqëruar në komisariat, Ervis Kurti me të cilin Habib Rexha është larguar nga Durrësi drejt Kukësit.

Ora 20:23
Ekzekutoi Arian Gosën në Kavajë për të marrë hakun e vëllait, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës: Veprova nga gjaknxehtësia

1684749120_habibrexha.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka zbardhur dëshminë e autorit Habib Rexha i cili ekzekutoi Ardian Gosën në Kavajë. Ai thotë se shoqëruesi i tij nuk ishte fare në dijeni për ngjarjen ndërsa u shpreh se e gjitha ka qenë nag gjaknxehtësia.

‘Isha pranë një kinkaleria bashke me një shokun tim. Pashe qe shënjestra ka qene ulur ne lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva ne këmbe. Armen e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene ne dijeni. E pashe rastësisht ne kafe. Veprova nga gjaknxehtësia.

U largova bashke me shokun nga Durrësi me drejtim te Kukësit.”- mësohet të ketë thënë Habib Rexha.