KAVAJË- Një vrasje e dyfishtë për një konflikt banal që ndodhi në muajin mars të këtij viti, solli edhe një tjetër viktimë për shkak përplasjes mes dy fiseve Gosa dhe Rexha. 48-vjeçari Arian Gosa u qëllua për vdekje ditën e sotme me armë zjarri në Kavajë. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se një plumb në kokë i ka marrë jetën Arian Gosës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, teksa Gosa ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe me babanë e tij. Një person është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, i cili ishte fatal dhe i mori jetën 48-vjeçarit. Report Tv ka siguruar edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku viktima dallohet ende në tavolinën ku u vra. Report Tv ka mësuar se babai i 48-vjeçarit është shoqëruar në polici, por ai nuk ka folur përpara uniformave blu. 

Shkak i vrasjes është hakmarrja, e policia ka arritur që të identifikojë autorin e vrasjes, i cili është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës. Habib Rexha ka qenë i vetëm kur është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arian Gosën e më pas është larguar në këmbë. Përmes vëzhgimit të kamerave, policia ka arritur a identifikojë, por deri më tani nuk kanë gjurmë për lëvizjet e tij. Policia ka ofruar një shumë prej 10 mijë eurosh për çdo qytetar që jep informacione që do të bëjnë të mundur kapjen e tij.

Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa, e qëlloi me armë dhe e la të vdekur. I tronditur, babai i mbetur tashmë pa asnjërin nga dy djemtë, Osman Gosa nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor, e ndërsa në pamje duket i përhumbur teksa grupi i ekspertëve këqyrin vendin e ngjarjes.

Si ndodhi vrasja e Edmond Gosës dhe Altin Rexhës më 29 mars?
Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.

Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

E shkuara kriminale e Armand dhe Arian Gosës
Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës,  së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë sot, masakruan me thika një person në vitin 2012. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë. dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

1684698527_viktimadheautori.jpg

Viktima, Arian Gosa dhe autori i dyshuar, Habib Rexha
 

1684686890_vrasje.jpg

Foto, Viktima Arian Gosa në vendin e ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:52
FOTO/ Vrasja në Kavajë, policia: 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacion për kapjen e autorit Habib Rexha

1684698943_habibrexha.jpg

Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët nëse japin informacione që do të bëjnë të mundur kapjen e autorit të vrasjes së Arian Grosës në Kavajë. Policia ka identifikuar ai autor Habib Rexhën.

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë. Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Ora 21:39
EMRI + FOTO/ Vrasja në Kavajë, ja autori! Vëllai i Altin Rexhës, i cili vrau në mars vëllanë e Arian Gosës

1684698145_habibrexha.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Arian Grosës në Kavajë. Report Tv mëson se policia ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës. Ashtu siç u raportua më parë, vrasja është kryer për hakmarrje, pasi Altin Rexha dhe vëllai i Arian Grosës, Edmond Gosa mbetën të vrarë në mars të këtij viti pas një sherri banal. Ndërsa, vrasja e sotme lidhet me këtë ngjarje të dy muajve më parë, ku Habib Rexha duket se ka marrë hakun e vëllait.

Ora 19:36
Vrasja në Kavajë, mbërrin në vendin e ngjarjes FNSH-ja

 

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në Kavajë pas vrasjes së 48-vjeçarit Arian Gosa. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes.

Ora 19:26
Vrasja në Kavajë, Report Tv sjell pamjet! Në vendin e ngjarjes edhe i ati i viktimës

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Kavajë, ku mbeti i varrë 48-vjeçari Arjan Gosa. Ai u qëllua me një plumb në kokë. Në vendin e ngjarjes dallohet edhe i ati i viktimës

Ora 18:59
DETAJE nga vrasja në Kavajë, 1 plumb në kokë i mori jetën 48-vjeçarit, ishte në lokal me babanë

 

Një plumb në kokë i ka marrë jetën Arjan Gosës, 48-vjeç. Gosa ishte duke pirë kafe në një lokal në Kavajë, kur një person është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Fatkeqësisht plumbi i mori jetën. I pranishëm ka qenë edhe babai i tij.

Ora 18:53
Vrasja në Kavajë, Policia: Dyshohet për hakmarrje, autori ende i paidentifikuar

1684689692_finalprojekt.01401515.Still041.jpg
Policia ka reaguar për vrasjen e Arjan Gosës në Kavajë. Policia thotë s epo punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasu në mars të kërij viti, Arjan Gosës iu vra i vëllai, për shkak të një konflikti banal. Dy persona mbetën të varrë, mes tyre edhe Edmon Gosa.

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, njofton policia.

Ora 18:51
Vrasja në Kavajë, dyshohet për hakmarrje! Vëllai i viktimës u vra në muajin mars pas një konflikti banal

1684698705_edmondi.jpg

Arjan Gosa mbeti i vrarë ditën e sotme në Kavajë pasi një person e qëlloi me armë zjarri. Shkak i vrasjes dyshihet se është hakmarrja, pasi i vëllai i tij, Edmond Gosa u vra në muajin mars të këtij viti bashkë me Altin Rexhën. Por si ndodhi ngjarja?

Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.

Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës,  së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë sot, masakruan me thika një person në vitin 2012. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë. dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Ora 18:45
Vrasja në Kavajë, del EMRI, ja kush është 48-vjeçari që u qëllua me armë në lokal

 

Arjan Gosa, 48 vjeç është personi i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Kavajë. Ai u qëllua me armë zjarri teksa ishte në lokal.